Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Përpjekjet e Vetëvendosjes për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe janë përçarëse
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë theksoi se përpjekjet e Vetëvendosjes për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë dritëshkurtra dhe përçarëse.
Nga Ambasada e SHBA-së në një postim në rrjetin social “X” u tha se veprime të tilla e minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik.
“Përpjekjet e Vetëvendosjes për të bllokuar certifikimin për pjesëmarrje të Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla e minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për avancimin e mundësive për bizneset amerikane dhe kosovare”, thuhet në postim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e djeshme nuk e certifikoi Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje, ndaj çka reaguan Zyra e BE-së në Kosovë, OSBE-ja, Ambasada e Italisë, si dhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
0 komentet