Krivokapiq: Refuzohet ankimimi i avokatëve të nëntë sërbëve nga Zubin Potoku ndaj vendimit për paraburgim
Gjykata e Apelit në Prishtinë hodhi poshtë ankimimin e mbrojtjes për vendimin e Gjykatës Themelore për paraburgim një mujor ndaj nëntë sërbëve nga Zubin Potoku të dyshuar për “krime lufte ndaj popullsisë civile”.
Avokatja Jelena Krivokapiq e cila mbron Mirosllav Radojeviqin, theksoi se mbrojtja vendimin e mori vetëm në gjuhën shqipe.
“Na u refuzua ankimimi për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit. Kur t’a marrim vendimin në sërbisht do të mësojmë se për çfarë bëhet fjalë në spegimin e dhënë” ka thënë Krivokapiq.
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi paraburgim deri në 30 ditë ndaj nëntë sërbëve nga Zubin Potoku më 29 shtator ndërsa më herët ata qëndruan në masë policore dy herë me nga 48 orë.
Avokatët e tyre pas kësaj ankimuan vendimin duke kërkuar që ata të mbrohen në liri nën propozimin për t'i vendosur në arrest shtëpiak apo zbatuar masa të tjera alternative për sigurimin e pranisë së tyre në gjyq.
Policia Kosovare arrestoi nëntë sërbët nga Zubin Potoku më 27 shtator.
0 komentet