Gjykata Themelore në Prishtinë cakton masën e paraburgimit 30 ditor për nëntë sërbët nga Zubin Potoku

Osnovni sud u Prištini
Burim: Kosovo Online

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë u caktoi paraburgim 30 ditor nëntë sërbëve të arrestuar nga Zubin Potoku mbi të cilët rëndon vepra penale e “krimeve të luftës kundër popullsisë civile”.

"Pas seancës dëgjimore, gjyqtari për procedurën paraprake pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për përcaktimin e masës së paraburgimit për nëntë të dyshuarit, duke caktuar që të mbahen në paraburgim për një muaj për secilin prej tyre", bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjykata, shtohet, vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë e përshtatshme, pasi "egziston rrezik real që, nëse të dyshuarit lirohen, mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, të shmangin ndjekjen penale dhe të bëhen të padisponueshëm për organet gjyqësore".

"Ky vlerësim bazohet në faktin se të dyshuarit kanë shtetësi dhe vendbanim në Republikën e Sërbisë, si dhe pasaporta të Republikës së Sërbisë, ndaj egziston rrezik konkret që të dyshuarit, për të shmangur ndjekjen penale, të mund të largohen nga Kosova dhe t'i shpëtojnë drejtësisë", thuhet në deklaratë.

Gjykata, veç kësaj, vlerësoi se egziston rreziku që të dyshuarit, nëse lirohen mund të ndikojnë tek provat dhe dëshmitarët "duke penguar paraqitjen e saktë e të plotë të provave, si dhe përcaktimin e plotë të gjendjes faktike".

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtën e apelimit në Gjykatën e Apelit.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë sërbët D. D., M. R., M. R., R. R., S. D., S. D., V. L., R. R. i D. D. u mbajt dje kur sërbët e arrestuar i’u caktuan fillimisht qëndrim policor edhe me 48 orë.

Avokatja Jelena Krivokapiq e cila mbron Mirosllav Radojeviq u tha gazetarëve dje se thëniet e gjykatës janë të përgjithshme ashtu sikurse në rastet e mëhershme. 

“Nuk ka individualizim, gjithçka është e përgjithshme, sikurse ka qenë deri më sot përherë ‘ata bërën këtë, ata bërën atë’ kështu që të gjithë ne avokatët mbrojtës ngritën ato kundërshtime, të gjithë kundërshtuam kërkesën për paraburgim dhe kërkuam të mbrohen të lirë dhe nëse gjykata këtë nuk e pranon, në këtë rast të përcaktohet ndonjë masë e butë, sikurse arresti shtëpiak. Disa kërkuan lirim me kusht, disa jo, sepse njerëzit nuk kanë as para", tha Krivokapiq.

Budimir Mijaçiq që përfaqëson Radisav Rashkoviq nga Dreni, theksoi se kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit ishte e shkurtër dhe e pabazuar dhe se kërkesa unanime e mbrojtjes ishte t’a hidhte poshtë si të pabazë, sepse, siç thekson, nuk kishte asnjë provë.

Policia Kosovare arrestoi dje nëntë sërbë nga Zubin Potoku, në lidhje me rastin e "grupit të intelektualëve".

Për rastin e arrestimeve, Zyra për Kosovë e Metohi u shpreh dje se arrestimet masive po bëhen metodë e re për Prishtinën për hakmarrje ndaj sërbëve, ndërsa zbulimi i fundit në Zubin Potok, shfrytëzohet si justifikim për stigmatizimin dhe gjueti për sërbët e tjerë.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh se fjala është për metoda më prefide të spastrimit etnik të sërbëve nga Kosova.