Radoviq: Deklarata e Krasniqit e pasaktë, nuk kemi marrë dokumentacionin e duhur për të vënë në lëvizje peticionin

Veselin Radović
Burim: Kosovo Online

Juristi Vesellin Radoviq nga Lleposaviqi thotë se nuk është e saktë deklarata e ministrit të administratës dhe vetqeverisjes vendore të Kosovës Elbert Krasniqi se grup qytetarësh të veriut kanë afat edhe dy javë të dorrëzojnë nënshkrimet për shkarkimin e kryekomunarëve nga komunat në veri, pas nga kjo ministri nuk na është dhënë dokumentacion i plotë që është i nevojshëm për mbarë procesin.

Krasniqi sot ka deklaruar se Mitrovica e Veriut, Lleposaviqi dhe Zubin Potoku, kanë afat edhe dy javë të mbledhin nënshkrimet për shkarkimin e kryekomunarëve shqiptarë, ndërsa në Zveçan ky afat do të zgjasë pesë ditë.

Radoviq për Kosovo onlajn ka thënë se nuk janë informuar se janë të rregjistruar si grup që të merren për mbledhjen e nënshkrimeve.

"Sot jam takuar me kryetarin e Kuvendit dhe i kam sugjeruar atij që sipas nenit dhe udhëzimit, ai ne duhet të na informonte se jemi të rregjistruar si grup, ndërsa rreth rregjistrimit të mëtejshëm ne jemi kompetentë të bëjmë çfarëdolloj hapi të dytë. Megjithatë këtë nuk e kemi marrë prej tij, as nuk kemi ndonjë kompetencë, as njoftim që të jemi rregjistruar si grup qytetarësh" ka thënë ai.

Radoviq shtoi se nuk kanë marrë deklaratë zyrtare e kësisoj organet kompetente shkelin udhëzimet të cilat vetë i kanë përpiluar.

"Në nenin e caktuar shkruhet se ne nisim me mbledhjen e nënshkrimeve kur të zotërojmë të gjithë dokumentacionin e plotë. Ne nuk kemi marrë asgjë, vetëm ndonjë listë, as nuk është bërë ndonjë dorëzim si provë që unë t’a kem marrë këtë. Veçse më dhanë një letër dhe në atë listë janë iniciuesit me emrat e ne të treve, as që shkruhet as grupi iniciator i autorizuar që të bëjë diçka të tillë, nuk ka ndonjë spegim. Në interpretimin tim, ata po shkelin udhëzimet e tyre që vetë i kanë marrë“ ka shtuar Radoviq.