Bllokimi i peticionit për shkarkimin e kryekomnarëve: Veriu para zgjedhjeve të reja apo krizës së re?
Autoritetet kosovare prej muajsh kanë insistuar se sërbët nëse dëshirojnë zgjedhje të reja në very, të paraqesin kërkesë për peticion për shkarkimin e kryekomunarit dhe për këtë edhe është hartuar Udhëzim Administrativ i posaçëm ndërsa kur kanë nisur këto iniciativa javën e kaluar nga grupe qytetarësh, autoritetet lokale shqiptare ose i mbajnë “në pritje” ose, si në rastin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, refuzohen me arsyetimin e gjoja mungesës së dokumentacionit.
Ajo që Prishtina tashmë po i pengon qartë procedurat e veta, sipas bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, tregon se, siç janë gjërat, pasohet me vonimin e mbarë procesit dhe që veriu potencialisht është më afër krizës sesa zgjedhjeve të reja në të cilën insistojnë dhe sërbët, por edhe bashkësia ndërkombëtare e cila ka vendosur një prej kushteve të qeverisë së Kosovës për de-eskalimin e situatës.
Tek kjo që Prishtina tashmë qartësisht po pengon procedurat e veta, bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn besojnë se siç janë gjërat, i gjithë procesi po vonohet dhe se veriu është potencialisht më afër një krize të re sesa zgjedhjeve të reja në të cilën insistojnë sërbët por edhe bashkësia ndërkombëtare e cila këtë e ka vendosur si një nga kushtet që Qeveria e Kosovës të de-eskalojë situatën.
Kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljanin, konfirmoi të martën se kërkesa e grupit të sërbëve për inicimin e peticionit për shkarkimin e kryekomunarit Erden Atiq, është refuzuar, pasi siç ka thënë ai, nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ për shkarkimin e kryetarit të komunës, pra ka mangësi të caktuara.
Kështu, formalisht është respektuar afati prej pesë ditësh i përcaktuar me Udhëzim Administrativ që vetëqeverisja vendore t'i përgjigjet kërkesës për peticion, por në thelb është shkelur i njëjti dokument të cilit i referohet Ugljanin.
Këtë e theksoi edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili tha se kryetari i Kuvendit Komunal nuk ka kompetencë as me ligj e as me Udhëzim Administrativ të vlerësojë pranueshmërinë e kërkesave e aq më pak t’i refuzojë. ato. Ai spegoi se roli i kryetarit të Kuvendit Komunal është tërësisht simbolik dhe se kompetenca e tij është vetëm të informojë autoritetet tjera, si dhe se “kjo qasje bllokuese e vështirëson zbatimin e detyrimeve të qeverisë në veri, por edhe tregon papërgjegjshmëri institucionale”.
Sanja Kërtiniq, e cila para grupit të qytetarëve parashtroi kërkesën për nisjen e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, tha se arsyet e refuzimit të kësaj iniciative që u janë dorëzuar-janë të pakuptimta dhe se duket se ka pengesa në të katër komunat në veri të Kosovës. Përndryshe grupe qytetarësh në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Lleposaviq dhe Zubin Potok, të cilët iniciuan peticionin javën e kaluar, mundën që vetëm herën e dytë të parashtronin kërkesat tek vetëqeverisjet e tyre vendore.
Udhëzimi administrativ i hartuar nga Ministria e Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale parashikon se çdo individ apo grup qytetarësh, me të drejtë vote në komunë, mund të ndërmarrë iniciativë për shkarkimin e kryetarit dhe për këtë para mbledhjes së firmave, të informojë kryetarin e Kuvendit Komunal. Ai ka një afat pesë ditor pas marrjes së njoftimit, për t’a shqyrtuar dhe regjistruar iniciativën e grupit si person i autorizuar. Nëse kjo nuk bëhet brenda afatit, atëherë grupi mund t'i kërkojë KQZ shqyrtimin e kërkesës dhe regjistrimin e saj si person i autorizuar. Jo më vonë se pesë ditë pas regjistrimit, grupi iniciator është i detyruar që kryetarit të Kuvendit Komunal, t'i dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm, i cili përfshin listën e nënshkrimeve dhe autorizimin e Kuvendit Komunal për hapësirën publike ku do të mblidhen nënshkrimet.
Më pas KQZ jo më vonë se pesë ditë pas marrjes së kërkesës, informon kryetarin e Kuvendit Komunal, grupin nismëtar për numrin e përgjithshëm të zgjedhësve në komunën përkatëse dhe për numrin e nënshkrimeve të kërkuara. Ky grup ka 30 ditë për të mbledhur nënshkrime dhe afati mund të shtyhet vetëm një herë me 15 ditë. Nënshkrimet më pas i dorëzohen kryetarit të Kuvendit Komunal dhe KQZ. Pas kësaj, institucioni verifikon nënshkrimet dhe nëse nuk janë aq sa kërkohet 20% e zgjedhësve, nismëtarët e kërkesës kanë afat shtesë prej dhjetë ditësh për të përmbushur këtë kuotë. Nëse më pas KQZ konfirmon se janë mbledhur nënshkrimet përkatëse, atëherë organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit.
Për këtë foli edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier, i cili theksoi se është e një rëndësie të madhe që të gjithë zyrtarët në Kosovë, nga Qeveria e Kosovës e deri te të gjitha nivelet tjera, të bëjnë gjithçka që të mundësojnë zbatimin e plotë të Udhëzimit Administrativ dhe të sigurojnë të gjithë qytetarët që të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Ai kujtoi se arsyeja përse ky udhëzim është vendosur me kërkesë të Bashkimit Evropian dhe SHBA, ka qenë se qytetarët e Kosovës mund t'i tërheqin kryetarët e komunave nëse dëshirojnë dhe si hap i rëndësishëm në arritjen e uljes së tensioneve dhe eskalimit të situatës duke shtuar se “SHBA ishte shumë e qartë, se besojnë se katër kryetarët e komunave janë zgjedhur në mënyrë legale, por askush nuk mund të kënaqet me zgjedhje në të cilat dalin më pak se 4% e zgjedhësve të regjistruar”.
Dhe në konkluzionet e ministrave europianë të miratuar në Këshillin për Çështje të Përgjithshme të martën, nga Qeveria e Kosovës kërkohet që sa më shpejt të zhvillohen zgjedhjet në veri dhe të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe.
Dusko Çelliq për Kosovo onlajn kujton se Prishtina organizoi zgjedhjet në prill duke ditur se sërbët nuk do të merrnin pjesë në to pasi nuk ishin përmbushur kërkesat politike që kishin paraqitur dhe që eventualisht do të merrnin pjesë veçse popullsia shqiptare pesha e të cilëve në popullsinë e përgjithshme është në nivelin e gabimit statistikor, vetëm disa për qind.
“Skenari i Prishtinës ka qenë që ato zgjedhje të organizohen që të mos e marrin pushtetin vendor në veri për një muaj, dy, tre apo një vit, por me plan afatgjatë për të qenë në vetëqeverisjet vendore për një periudhë më të gjatë, mundësisht gjithë mandatin, me qëllim destabilizimin e mëtejshëm të popullin sërb në veri të K&M. Në mbështetje të kësaj flet fakti se ato pushtete vendore bëjnë gjithçka jo për t'i shërbyer qytetarëve në veri, por thjesht për t’ua bërë jetën ferr sërbëve. Kujtojmë se mbyllën kantieret dhe kujtoj si punonjës universitar se e ndërprenë punën në objektin e ri të Universitetit të Mitrovicës, e turpshme kjo që kanë bërë me varrezat e vjetra të Mitrovicës. Me të vërtetë e turpshme që në shekullin XXI varrezat po hapen që në fund vetëm të lajnë duart nga e gjitha kjo, të shohim se cili do të jetë epilogu në gjykatë. Janë një sërë gjërash të cilat këto pushtete vendore ndermorën për të vazhduar destabilizimin e mëtejshëm të sërbëve” thotë Çeliq.
Ky i fundit pret thellim të mëtejshëm të krizës politike në veri, por jo stabilizim.
“Fatkeqësisht, nuk pres zgjedhje të reja të afërta në veri, vetëm nëse faktori i jashtëm nuk bën diçka konstruktive, pra nuk ushtron presion ndaj Prishtinës”, thotë profesori.
Për rastin e mesazhit të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier se SHBA pret nga Qeveria e Kosovës dhe zyrtarët e të gjitha niveleve të zbatojnë Udhëzimin Administrativ për organizimin e peticionit për shkarkimin e kryekomunarit që kanë sjellë dhe t'u mundësohet të gjithë qytetarëve të demonstrojnë të drejtat e tyre demokratike, Çelliq thekson se dokumenti i përmendur ishte në funksion të refuzimit të sërbëve për të bërë diçka efektive.
"Mënyra më e mirë për të shkuar tek zgjedhjet e reja në veri, nëse ka vullnet politik, është që këta kryekomunarë të Prishtinës të dorëhiqen. Ata thanë se këtë nuk do t’a bënin, natyrisht, këto vendime nuk i morën në mënyrë të pavarur. Dhe pastaj nisi saga disamujore e shkrimit të atij të ashtuquajturi udhëzim administrativ. Thelbi ishte që të vështirësohej për qytetarët e kombësisë sërbe parashtrimi i çfarëdolloj iniciative. Kur sërbët më në fund u organizuan dhe vepruan sipas atij udhëzimi, tashmë çfarë do t’u thonë fëmijëve “puj, pike, nuk vlen” as ky udhëzimi administrativ” thotë Çelliq.
Ky i fundit thekson se është e dukshme se ato lojëra burokratike nga Prishtina i shërbejnë shtyrjes së mëtejshme të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri.
“Prishtina në këtë moment, duke marrë parasysh llojin e politikës që po ndërmerr, politikën diskriminuese ndaj sërbëve, presionin e hapur, presionin institucional në veri, thjesht nuk i përshtatet Prishtinës që në këtë kohë të ketë zgjedhje lokale në veri. Dhe se sërbët në veri, të paktën kur flasin për vetëqeverisje vendore, të marrin fatin në duart te tyre” përmbylli Çelliq.
Kjo që kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut refuzoi kërkesën për inicimin e peticionit për shkarkimin e kryekomunarit është paralajmërim si për Bashkimin Europian ashtu edhe për sërbët në Kosovë qe Prishtina padyshim do të vonojë dhe pengojë procedurat e veta, beson politologu Ognjen Gogiq. Ai paralajmëron se e gjithë kjo mund të kthehet në krizë të re e jo në zgjedhje të reja në katër komunat sërbe në veri.
“Ndonëse Prishtina kërkoi përmes Udhëzimit Administrativ që sërbët të nisin iniciativën për peticion për shkarkimin e kryekomunarit, lëvizjet e fundit tregojnë se nuk synon të lehtësojë dhe përshpejtojë zbatimin e kësaj procedure. Ajo që disa kërkesa të autoriteteve kosovare janë përmbushur nga sërbët nuk do të thotë se qeveria e Prishtinës duhet të jetë bashkëpunuese. Kjo i tregon Bashkimit Europian para së gjithash se kjo nuk është mënyra për të dalë nga kriza dhe se edhe Prishtina vetë pengon procedurat e saja. Ky është paralajmërim dhe indikator për komunitetin ndërkombëtar se duhet të tërhiqen nga peticioni për shkarkimin e kryekomunarëve dhe në vend të kësaj presioni dhe kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve”, tha Gogiq për Kosovo onlajn.
Ai megjithatë thotë se refuzimi i iniciativës së grupit të qytetarëve sërbë, nuk do të thotë se ka dështuar definitivisht përpjekja për të inicuar shkarkimin e kryekomunarëve në Mitrovicën e Veriut, Lleposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
“Me sa kam kuptuar ajo kërkesë që është parashtruar në Mitrovicën e Veriut është refuzuar, më tepër është hedhur poshtë, por aplikuesit e kërkesës, mund t'i eliminojnë mangësitë. Apo sërish mund të paraqesin kërkesë të plotë ose mund të paraqesin ankesë për shkak të veprimeve të autoriteteve në komunat veriore. Në fund të fundit, kanë dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve si nivel të dytë. Ata nuk i kanë shteruar të gjitha mundësitë për të nisur këtë iniciativë, vetëm sa do të kenë komplikime shtesë. Por kjo duhet kuptuar si paralajmërim që autoritetet e Prishtinës do të bëjnë gjithçka që munden për t’a vështirësuar këtë proces” thotë Gogiq.
Ky i fundit thekson edhe një herë se fakti që grupi i sërbëve pranuan kërkesën e Prishtinës dhe nisën shkarkimin e kryekomunarit përmes peticionit, nuk do të thotë se do të hasin në derën e çelët të autoriteteve kosovare.
"Kjo nuk do të thotë se Prishtina do t'ua lehtësojë punën. Ndaj duhet të rishqyrtojnë nëse duhet të vazhdojnë kjo iniciativë, sepse në çdo hap të ardhshëm do të ndeshin me komplikime. Sepse kur të miratohet iniciativa, atëherë nënshkrimet mblidhen përmes peticionit dhe më vonë për shpalljen e referendumit. Kjo është hapësirë e plotë për pengesa të reja burokratike, ku autoritetet prishtinase çdo firmë, çdo presje do t’a kontrollojnë dhe nuk do t'ua lehtësojnë iniciativën kërkuesve. Kështu që me të vërtetë është pyetja a me të vërtetë duhet të vazhdohet me këtë? Dhe më e keqja që mund të ndodhë është që ata të fillojnë e pastaj në një moment të tërhiqen që të mos realizohet iniciativa, të mos mblidhen nënshkrime të mjaftueshme mbështetëse dhe të mos sigurojnë pjesëmarrja të mjaftueshme në referendum” thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai shton se kjo do t’a komplikonte edhe më shumë pozitën e komunitetit sërb në veri të Kosovës.
“Ne vërtet duhet të pyesim veten nëse tani duhet t'i pranojmë ato kërkesa të Prishtinës apo duhet të jemi akoma të vendosur në qëndrimin që kanë marrë sërbët, që është se nëse mbahen zgjedhje të reja, duhet të jenë vetëm pas dorëheqjes së kryekomunarëve. Ndoshta kjo ishte një lloj manovre, që sërbët u përpoqën t’a përdorin këtë mekanizëm për t'i treguar komunitetit ndërkombëtar se Prishtina nuk është bashkëpunuese dhe pastaj presioni të zhvendoset sërish tek ata dhe ata të insistojnë në dorëheqjen e tyre", thotë Gogiq.
Ky i fundit pyet se çfarë do të përfitonin sërbët nga kjo iniciativë.
"Nëse kërkesa për peticion miratohet, sërbët do të duhet të mbledhin nënshkrime për të, pastaj referendum për shkarkimin e kryekomunarit e më pas zgjedhje të reja. Njerëzit në fakt do të duhet të nënshkruajnë diçka tre herë në mënyrë që të marrin kryetarët e komunave që nuk do të kenë mbrapa shumicën parlamentare, kështu që edhe nëse zgjidhen kryekomunarët e rinj, nuk do të kenë mbështetjen e këshilltarëve në kuvendet komunale sepse përbëhen nga këshilltarë të partive politike shqiptare dhe do të pengonin dhe bllokonin puna e atyre kryekomunarëve. Pra do të ishte fitore e Piros për sërbët, qoftë për zgjedhje të reja qoftë dhe kryekomunarët e rinj të zgjedhur", paralajmëron ai.
Gogiq beson se në vend të kësaj, do të ishte më e këshillueshme që sërbët të qëndrojnë në pozitën se do të marrin pjesë në zgjedhjet e reja, por me kusht që ato të vijnë me dorëheqjen e kryekomunarëve dhe këshilltarëve.
“Është mënyra më e shpejtë dhe është në përputhje me kërkesat e BE për shpalljen e zgjedhjeve sa më shpejt të jetë e mundur. Është gjithashtu mënyra e vetme për t'u mundësuar autoriteteve të reja lokale në katër komunat veriore të jenë funksionale dhe të afta për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”, përfundon Gogiq.
Menaxherja e programit të organizatës joqeveritare Iniciativa e Re Sociale, Milica Andriq Rakiq, thotë për Kosovo Onlajn se, duke gjykuar nga qasja aktuale e institucioneve vendore në veri, do të ketë vështirësi të konsiderueshme në zbatimin e Udhëzimit Administrativ për inicimin e peticioneve për shkarkimin e kryekomunarëve dhe thekson se kryetarët e kuvendeve komunale nuk kanë kompetencë t'i refuzojnë ato kërkesat e grupi të qytetarëve dhe as të ndikojnë në mënyrën sesi do të formulohen ato.
“Me sa duket, pas dy ditësh sqarim rreth asaj se çfarë ka ndodhur në institucione, mund të them vetëm se duket se kërkesa në fakt nuk është refuzuar, por është kërkuar dokument shtesë për të autorizuar kryesuesit që të regjistrojnë atë grup nismëtar për peticionin. Në përgjithësi, qasja e institucioneve ndaj këtij problemi tregon se ende do të ketë vështirësi të theksuara në zbatimin e Udhëzimit Administrativ” thotë Andriq Rakiq.
Kjo e fundit kujton informacionin e djeshëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku thuhet se kanë marrë kërkesë për të konfirmuar nëse iniciatorët janë vërtet të regjistruar në komunat e Mitrovicës së Veriut, Lleposaviqit dhe Zubin Potokut dhe se janë kërkuar të dhëna shtesë që duhet t'i përcillen nismëtarëve.
“Mund të konfirmoj që kërkesa nuk është refuzuar, por Ugljanin ka përdorur fjalën që nuk është e përshtatshme për atë që ka ndodhur. Me sa duket e duke pasur parasysh spegimet që kanë marrë nismëtarët, u është thënë se nuk mund të regjistrohen në KQZ, sepse të paktën në interpretimin tim mungon dokumenti që duhet të shërbente si një lloj autorizimi për të rregjistruar kryesuesit. Pra as sipas Udhëzimit Administrativ dhe as sipas hapave të mëtejshëm që janë bërë, nuk është në kompetencë të kryetarit të kuvendit komunal që t’a refuzojë atë kërkesë dhe as të ndikojë se si do të formulohet kërkesa”, tha Andriq Rakiq.
“Vlerësimi im është se komuniteti ndërkombëtar, pasi ata prej kohësh e kanë sinjalizuar, peticioni nuk është opsion i preferuar, kështu që nuk është diçka që ata dëshirojnë t’a shikojnë pasi zgjat shumë kohë. Kjo qasje fillestare e institucioneve tregon se mund të vonojë dhe sabotojë në çdo hap. Supozoj se presionet e tyre do të shkojnë në drejtim të dorëheqjes sa më të shpejtë të kryekomunarit pas nisjes së nënshkrimeve potenciale. Supozoj se nuk do të rrezikojnë që peticionet potencialisht të dështojnë apo të kenë sukses në disa komuna dhe në të tjera jo dhe se kërkohet hapi i dytë ku duhet të votojnë 50% e qytetarëve. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare do të përpiqet t'i shmangë ato skenarë, sepse janë vërtet shumë problematike të kryhen në këtë lloj atmosfere”, tha Andriq Rakiq.
0 komentet