Lajçak: Parakusht themelor për zbatimin e planit evropian është formimi i BKS-së

Miroslav Lajčak
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, tha për RTS se parakusht themelor për zbatimin e planit evropian është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe.

Lajçak tha se propozimi evropian flet për normalizim të marrëdhënieve dhe jo për ndonjë kapitullim. Ai ka përsëritur disa herë se duhet të formohet Bashkësia e  Komunave Serbe dhe ka theksuar se “nëse nuk ka BKS, nuk ka marrëveshje”. 

Sipas fjalëve të tij, qëllimi nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë.

"Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim dyert evropiane."
ka thënë Lajçak.

Vë në dukje se takimi në Ohër synon arritjen e një marrëveshjeje për përmbushjen e marrëveshjes që ka kaq shumë mbështetje nga BE-ja, për të cilën shprehet se nuk i kujtohet që të ketë pasur një gjë të tillë në të kaluarën.

Lajçak ka ardhur dje në Beograd dhe sot do të vazhdojë bisedimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në Beograd, Lajçak u takua edhe me një pjesë të opozitës.