Vuçiq me Lajçakun: Formimi i BKS-së është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, për propozimin evropian, formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe hapat e tjerë të nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Me atë rast, Vuçiq ka ripërsëritur se formimi i BKS-së është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit serb në Kosovë.
Në komunikatën për media pas takimit që u dha nga Kryesia, thuhet se Vuçiq theksoi se Serbia po punon me përgjegjësi dhe është e përkushtuar në bisedimet për të arritur kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, me kufizime të përcaktuara qartë.
Vuçiq ka deklaruar në llogarinë e tij në Instagram "buducnostsrbijeav" se ka pasur një bisedë të vështirë dhe kuptimplote me Lajçakun dhe njoftoi se bisedimet për Kosovën me Lajçakun do të vazhdojnë sonte, si dhe gjatë ditës së nesërme.
“Bisedë e vështirë dhe kuptimplotë me Miroslav Lajçakun. Bisedimet për Kosovën dhe Metohinë dhe të ardhmen evropiane të Serbisë do t'i vazhdojmë sonte dhe gjatë ditës së nesërme .Rroftë Serbia!”, ka shkruar presidenti i Serbisë.
0 komentet