Lajçak: U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të zbatohen plotësisht

Burim: tviter
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, ka mbërritur dje në Prishtinë, ku mbrëmë vonë është takuar me Kryeministrin Albin Kurti dhe me Shefin e Ekipit negociator të Prishtinës, Besnik Bislimi, duke thënë se janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog duhet të zbatohet plotësisht”.
Lajçak tha se është kthyer në Kosovë për të “vazhduar bisedimet e sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Kurti dhe Kryenegociatorin Bislimi për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.
“Ne gjithashtu u pajtuam që të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog duhet të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajçak në Twitter.
Para takimit me Kurtin dhe Bislimin, Lajçak paralajmëroi se partia që refuzon propozimin evropian do të përballet me ulje të mbështetjes.
komentet