Millivojeviq: Për de-eskalimin është i nevojshëm kthimi në gjendjen fillestare, BKS kusht mbi të gjitha kushtet
Ish-diplomati Zoran Millivojeviq thotë se drejt de-eskalimit në veri të Kosovës, shkohet vetëm përmes tërheqjes së plotë të forcave speciale policore dhe forcave të tjera, tërheqjen e plotë të kryekomunarëve ilegjitimë dhe kthimi në gjendjen fillestare, duke thënë se Bashkësia e Komunave Sërbe është kusht mbi të gjitha kushtet, transmeton RTS.
Millivojeviq thekson se bëhet fjalë për lëvizje taktike të kryeministrit kosovar Albin Kurti për të larguar rrezikun e presionit prej Perëndimit.
Millivojeviq shton se është mirë të dëgjosh të dërguarin gjerman Manuel Zaracin duke folur për BKS.
"Në de-eskalim udhëhiqet vetëm tërheqja e plotë e të gjitha forcave speciale policore dhe forcave të tjera, tërheqja e plotë e kryekomunarëve ilegjitimë dhe kthimin në gjendjen fillestare. Ajo çfarë është për mua, të paktën do të ishte mirë që të dëgjoja nga Saracin përmendjen e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Ky është kusht i të gjitha kushteve” tha Millivojeviq.
Sipas këtij të fundit, de-eskalimi thelbësor është i mundur vetëm nëse merren parasysh kërkesat e popullit sërb dhe nevojshmëria që Bashkësia e Komunave Sërbe të jetë në rendin e ditës.
Për javën e ardhshme është lajmëruar takim i negociatorëve kryesorë në Bruksel, Mirosllav Llajçak ka ftuar Petar Petkoviqin dhe Besnik Bislimin për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes së normalizimit.
"De-eskalimi është çështja e parë, sepse është kërcënim direkt për paqen dhe stabilitetin në këto hapësira dhe populli sërb është për jetë normale dhe mbijetesë. Ndaj de-eskalimi kërkon kthim në gjendjen fillestare" theksoi Millivojeviq.
Kur vjen fjala tek dialogu thelbësor dhe asaj që duhet të jetë në rendin e ditës, Millivojeviq thotë se këto detyrime i përkasin periudhës së mëhershme, çka është marrëveshja e Brukselit dhe BKS.
“Çështja e marrëveshjes kuadër për momentin është temë tjetër. Nuk është kusht për de-eskalim. Për de-eskalim thelbësor kusht është ajo çfarë kërkojnë sërbët, pra, tërheqjen e plotë të të gjitha forcave, tërheqja nga tentativa për të imponuar dhunshëm pushtetin në veri të Kosovës e Metohisë, lirimin e këtyre sërbëve të cilët ndodhen në burgje në mënyrë të padrejtë e të paligjshme dhe që në rend të ditës të jetë Bashkësia e Komunave Sërbe. Ky është kusht për de-eskalim dhe kusht, nëse dëshironi, për vazhdimin e dialogut thelbësor në të ardhmen” tha Millivojeviq.
Siç tha ai, Kurti po tolerohet me aksionet dhe masat që po ndërmerr.
“Ja, sa është zoti Kurti në pushtet prej dy vitesh, ne kemi qenë dëshmitarë se ai toleron masat dhe veprimet që ndërmerr, të cilat nuk janë në përputhje me atë që do të ishte në linjën e dialogut dhe normalizimit dhe kjo thjesht çon në konkluzioni se ka mirëkuptim për politikën dhe masat e zotit Kurti dhe se egziston ndonjë pëlqyeshmëri që ka lidhje me qëllimin final, e ky është konfirmimi i njohjes së shtetësisë kosovare” tha Millivojeviq.
Lidhur me deklaratën e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq se ka dërguar kërkesë për takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO Jens Stoltenberg, Millivojeviq thotë se nëse takimi ndodh, duhet të diskutohet për de-eskalimin dhe mbrojtjen e sërbëve në Kosovë.
"Biseda me Stoltenbergun duhet të jetë në funksion të de-eskalimit dhe mbrojtjes së popullit sërb. Për këtë NATO është komponent themelor i KFOR. Në terren, nuk shikojmë se KFOR po funksionon në përputhje me mandatin që ka. Për këtë, qëllimi është në dy fusha. Njëra është të kujtojmë detyrimet e Kfor, ku NATO po e mban dhe se ata mandatin e tyre e respektojnë tërësisht, pasi ata aty janë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë dhe e dyta, për të mbrojtur popullin sërb i cili ndodhet nën represion” vë në dukje Millivojeviq.
Ky i fundit shton se nuk duhet harruar kërkesa e Sërbisë për seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në përputhje me Rezolutën 1244.
“K&M, sipas rezolutës 1244, e cila është e detyrueshme dhe faktit që aty ekziston KFOR dhe UNMIK, është temë e ditës e Këshillit të Sigurimit të KB. Tema e ditës. Aty egzistojnë KFOR dhe UNMIK për mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit. Ndaj është krejt e natyrshme që Këshilli i Sigurimit të diskutojë dhe duhet t‘a diskutojë. Ne për këtë dy herë kemi kërkuar në vit seancë të jashtëzakonshme sepse kemi eskalim. Të gjitha argumentet në favor të seancës urgjente për mbrojtjen e paqes janë në tryezë dhe askush nuk e konteston këtë” tha Millivojeviq.
komentet