Liderët e NATO bëjnë thirrje për de-eskalim të situatës në Kosovë dhe zbatimin e marrëveshjes

Samit NATO Viljnus
Burim: NATO

Liderët e NATO në deklaratën e përbashkët të Samitit në Viljnus, kanë bërë thirrje për de-eskalimin e situatës në Kosovë, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit.

"Mbështesim dialogun nën mbështetjen e BE dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës dhe u bëjmë thirrje palëve të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen në mirëbesim drejt arritjes së zgjidhjes së qëndrueshme politike. I bëjmë thirrje të dy palëve që menjëherë të de-eskalojnë situatën, të kthehen tek dialogu dhe të angazhohen konstruktivisht në zbatimin e marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës, ka u arrit së fundi në Bruksel dhe Ohër” thuhet në deklaratë.

Tek përmbyllësja e cila përbëhet prej 90 pikash, të cilat kanë të bëjnë me të gjitha sfidat e sigurisë, Ballkani Perëndimor përmendet nga 75 në 78 pika.

"Ballkani Perëndimor është rajon me rëndësi strategjike për NATO siç theksohet nga historia jonë e gjatë e bashkëpunimit dhe operacioneve. Ngelemi fuqishëm të përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor duke mbështetur reformat që avancojnë aspiratat e vendeve në rajon për NATO dhe BE. Do të vazhdojmë të përmirësojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik në mbështetje të reformave, paqes dhe sigurisë rajonale dhe kundër ndikimit keqdashës, duke përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, të ofruara prej aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë. Rajoni kërkon vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm prej Aleancës dhe komunitetit ndërkombëtar për t'iu kundërvënë këtyre sfidave. Vlerat demokratike, sundimi i ligjit, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë me rëndësi jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik dhe presim përparim në këtë këndvështrim” thuhet në deklaratë.

Më pas, NATO ka diskutuar rreth situatës në Bosnjë-Hercegovinë, duke theksuar se aleanca mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të stabilitetit dhe sigurisë së B&H në përputhje me Marrëveshjen Kornizë të Përgjithshme për Paqen në Bosnjë-Hercegovinë dhe marrëveshje të tjera relevante ndërkombëtare. "Inkurajojmë pajtimin e brendshëm dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë që të përmbahen nga retorika dhe veprimet përçarëse dhe secesioniste. Mbetemi të përkushtuar ndaj aspiratave euroatlantike të vendit. Do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për reforma, përfshirë edhe përmes paketës së re të dakordësuar për ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes, selisë së NATO në Sarajevë dhe mjeteve të gjera të bashkëpunimit për sigurinë dhe partneritetin, si dhe përmes Programit të Reformës së Vendit të NATO. Inkurajojmë Bosnjë-Hercegovinën të shfrytëzojë mbështetjen e NATO dhe të intensifikojë përpjekjet për të arritur përparimin e reformave në fushat kyçe, duke përfshirë reformat shumë të nevojshme politike, zgjedhore, ekonomike, sundimit të ligjit dhe të mbrojtjes, pa paragjykuar vendimin përfundimtar për anëtarësimin në NATO” shton kjo e fundit.

Gjithashtu NATO thekson dhe nevojshmërinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënive me Sërbinë.

"Forcimi i marrëdhënive NATO-Sërbi do të ishte produktive si për Sërbinë ashtu dhe për Aleancën dhe mbarë rajonin. Presim nga Sërbia që në mënyrë konstruktive të angazhohet me NATO-n dhe me fqinjët e vet përfshirë edhe komunikimin e vet publik rreth bashkëpunimit dypalësh mes Sërbisë dhe NATO-s” thuhet në deklaratë.

NATO thekson se thekson se mbështet dialogun me mbështetjen e BE dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

"U bëjmë thirrje palëve që të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen në mirëbesim drejt arritjes së zgjidhjes së qëndrueshme politike. U bëjmë thirrje të dy palëve që menjëherë të de-eskalojnë, t'i kthehen dialogut dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës që së fundi u arrit në Bruksel dhe Ohër” thekson NATO.

Liderët e Aleancës Ushtarake Perëndimore theksojnë se ngelen të përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm të NATO në Kosovë përfshirë misionin e KFOR të udhëhequr prej saj.

“Kfor do të vazhdojë të ofrojë siguri për rajonin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. Veprimet e fundit të përshkallëzuara janë të papranueshme dhe dënojmë dhunën në veri të Kosovës, si dhe sulmet e paprovokuara që shkaktuan lëndime serioze tek ushtarët e NATO-s. Kemi rritur praninë e trupave të KFOR për t'iu përgjigjur tensioneve të cilat janë të përsëritura. Çdo ndryshim në qëndrimin e forcave tona në KFOR do të mbetet i bazuar në kushte, jo kalendarikisht" informon NATO.