Lista Sërbe: Arrestimi i Sofronijeviqit vazhdimësi e terrorit ndaj popullit sërb

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Sërbe deklaron se arrestimi i sotshëm i Sreqko Sofronijeviqit nga ana e policëve të Kurtit, është vazhdimësi e terrorit ndaj popullit sërb, duke arrestuar njeriun dhe familjen e tij dhe ftoi përfaqësuesit ndërkombëtarë të reagojnë dhe ndalin shtypjen e qytetarëve sërbë. Sikurse bëhet e ditur në deklaratë, Sofronijeviq me të shoqen u nis drejt Sërbisë qëndrore kur u arrestua në vendkalimin administrativ të Bërnjakut.

"Kujtojmë se Sofronijeviq u qëllua pas shpine dhe u plagos rëndë nga ana e policisë së Kurtit më 13 tetor të vitit 2021 në afërsi të shtëpisë së vet ndërkohë që prej breshërimave të armëve të shkrehura nga specialët e Kurtit, tentoi të mbrojë fëmijët. Akuza për sulm ndaj rendit kushtetues është pjesë e planit të Albin Kurtit që të gjithë sërbët kur të shikohen, të dëbohen prej veriut të Kosovës e Metohisë. Në këtë listë për arrestim me rastin e sulmit ndaj rendit kushtetues, ndodhen më shumë se 80 njerëz prej të cilëve dhe mjekë, biznesmenë, përfaqësues politik të popullit sërb, drejtues të institucioneve publike", thuhet nga Lista Sërbe.

Theksohet se është paradoks arrestimi i Sofronijeviqit dhe jo arrestimi i atij që shtiu ndaj tij më tetor të 2021.

"Për t’a bërë paradoksin edhe më të madh, në vend që sot familja e Sreqko Sofronijeviq dhe ai të shikonin sesi të arrestohej ai që për pak e vrau atë më tetor të 2021, sot po shikojnë arrestimin e pabazuar të zotit Sofronijeviq për një nga krimet më të rënda. Pyesim nëse ky arrestim është vazhdim i represionit të regjimit të Albin Kurtit përmes arrestimeve të pabaza sikurse kemi parë muaj më parë dhe nëse është praktikë e arrestimit të pabazë standarti që rekomandon Prishtina për anëtarësi në cilëndo organizëm ndërkombëtar e veçanërisht në Këshillin e Europës. Ku ka ende në Europë njerëz që arrestohen për shkak të përkatësisë së tyre etnike?", thuhet në deklaratë.

Lista Sërbe fton përfaqësuesit ndërkombëtarë mbi të gjitha vendet e Pesëshes por edhe Euleks, Bashkimin Europian dhe Unmik që të reagojnë urgjentisht dhe ndalin shtypjen e Sofronijeviqit dhe qytetarëve sërbë dhe të mundësojnë lirimin e tij dhe të drejtën që i takon pasi siç thuhet "që prej akuzave false, të mbrohet nën liri".