Zyra për K&M: Kërkojmë prej bashkësisë ndërkombëtare që të përfshihet dhe ndjekë rastin e të arrestuarit Sofronijeviq

Kancelarija za KiM/bekdrop
Burim: Kosovo Online

yra për Kosovë e Metohi deklaron se sot ka kërkuar prej bashkësisë ndërkombëtare që të përfshihet dhe ndjekë rastin e Sreqko Sofronijeviqit i cili është arrestuar në vendkalimin administrativ të Bërnjakut pasi "sërbëve në Kosovë, Prishtina nuk u garanton e as respekton ndonjë të drejtë".

Sikurse bëhet e ditur në deklaratën e Zyrës, sërbi nga Zveçani Sreqko Sofronijeviq u arrestua sot në vendkalimin administrativ të Bërnjakut dhe me pranga në duar pa asnjë lloj spegimi u dërgua në jug të Ibrit.

"Sofronijeviq në momentin e arrestimit ka qenë me bashkëshorten e cila ishte dëshmitare e represionit më të ri të policisë kosovare. Zyra për Kosovë e Metohi menjëherë siguroi avokat për sërbin e arrestuar i cili do të provojë të gjithë elementët e këtij rasti. Bëhet fjalë për sërbin i cili u plagos rëndë më 13 tetor të vitit 2021 nga ana e pjestarëve të policisë së Rosu të Kurtit e cila atëherë i’a behu në veri të Kosovës e Metohisë për të shkaktuar incidente" thuhet nga Zyra për K&M.

Theksohet se Sofronijeviq prej muajsh është shëruar prej plagosjes ndërsa plumbin atëherë e mori ndërsa pjestarët e Rosu hodhën bomba lotsjellëse në gjitoninë e tij, ndërsa tentoi të mbronte fëmijët".

"Ndonëse ai vijoi të jetonte i qetë në shtëpinë e vet me familjen, nuk dëshironte të braktiste veriun e Kosovës dhe Metohisë, kapja e tij e sotme është vazhdimësi e frikës dhe provokimeve në të cilat ekspozohen me qëllim të braktisë vatrën e vet por dhe të përcjellë mesazh popullit sërb të këtyre viseve, se kurrë nuk do të kenë paqe deri kur Kurti të jetë në pushtet", thuhet në deklaratë.