Lista Sërbe: BE të ndalë Kurtin të shkelë marrëveshjen rreth rregjistrimit të targave

Srpska lista
Burim: Radio Kontakt Plus

Lista Sërbe i ka bërë thirrje sot përfaqësuesve ndërkombëtarë e mbi të gjitha Bashkimit Europian, të ndalë urgjentisht Albin Kurtin të shkelë marrëveshjen rreth rregjistrimit të shenjave çka do të pamundësonte eskalimin e mëtejshëm të situatës në terren.

"Ndërsa përfaqësuesit ndërkombëtarë po heshtin, regjimi diktatorial i Albin Kurtit vazhdon përmes torturave, të keqtrajtojë sërbët dhe shkelur marrëveshjet e nënshkruara. Sot në vendkalimet administrative të Jarinjës dhe Bërnjakut në kundërshtim me marrëveshjen e nëntorit të vitit të kaluar, policia e Kurtit ka keqtrajtuar dhe kërcënuar qytetarët tanë me ndalimin e hyrjes së Kosovë e Metohi, ata u kërcënuan me përdorimin e mjeteve motorrike me targat regjistruese KM duke cënuar kështu të drejtën e lirisë së lëvizjes së qytetarëve tanë", thuhet në deklaratën për mediat e Listës Sërbe.

Kjo e fundit ka ftuar përfaqësuesit ndërkombëtarë që urgjentisht të ndalin Kurtin të shkelë marrëveshjen rreth rregjistrimit të shenjave në targa për të mos mundësuar eskalimin e situatës në terren.

"Mbi të gjitha Bashkimi Europian dhe përfaqësuesit e tij janë përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes ku dhe garantuan popullin tonë se ajo do të respektohet. Paqja u duhet të gjithëve në këto zona, përveç Albin Kurtit, i cili në vetëm pak javë, ndërmorri gjashtëdhjetë lëvizje të cilat sollën më tej trazira në mesin e qytetarëve tanë, duke filluar me marrjen e pronave sërbe, gërmimin e rrugëve lokale dhe vazhdimin e ndërtimit të një baze të improvizuar të njësive speciale në urën e Bistricës", theksohet nga Lista Sërbe.

Siç thuhet, Bashkimi Europian si garant i marrëveshjes, duhet urgjentisht të dënojë këtë shkelje të saj dhe t’i bëjë të ditur Kurtit se duhet të respektojë marrëveshjet e nënshkruara.

"Populli sërb nuk do të bëjë sehir shkeljet e të drejtave themelore humane dhe shkeljen e marrëveshjes në të cilën garantohen të drejtat e tij” është deklaruar nga Lista Sërbe.