Lista Sërbe: Sulmi i paprovokuar ndaj fëmijëve sërbë, kërkon reagim më të fortë nga bashkësia ndërkombëtare
Burim: Facebook
Lista Sërbe ka dënuar ashpër tentativën për vrasje të fëmijëve sërbë në fshatin Gotovusha dhe kërkon zbulimin urgjent të përgjegjësve të këtij sumi brutal dhe dënimin e tyre.
"Ky sulm i paprovokuar ndaj fëmijëve sërbë, meriton reagim më të fortë të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe të institucioneve kompetente të sigurisë. Sulmi është pasojë e histerisë antisërbe të drejtpërdrejtë nxitur nga Albin Kurti”, tha Lista Sërbe.
Kjo e fundit pyet ministrin e punëve të brendshme të Kosovës Xhelal Sveçlën, se cili është përgjegjës i këtij sulmi brutal dhe nëse kriminelët janë në veri apo në jug.
Lista Sërbe kujton se në ditën e Krishtlindjes, kur fëmijët sërbë po ktheheshin nga pema e Krishtlindjes, pranë tyre u ndal një automjet me dy shqiptarë dhe i kërcënoi, e më pas tentoi t'i vriste duke qëlluar në drejtim të tyre. Me këtë rast, të dy djemtë janë lënduar.
komentet