Lista Sërbe: Djegija e autoveturës tentativë frikësimi ndaj drejtuesve të Komunës së Lleposaviqit

Srpska Lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe ka dënuar ashpërsisht djegijen e autoveturës së Radmilla Vukiqeviqit, drejtuese e administratës komunale dhe një prej bashkëpunëtoreve më të afërt të të kryetarit të Organit të Përkohshëm të Komunës së Lleposaviqit Zoran Todiq.

Në deklaratë për publikun, Lista Sërbe ka thënë se bëhet fjalë për mesazh të dukshëm ndaj drejtuesve të Komunës së Lleposaviqit dhe kërkoi nga institucionet ndërkombëtare që urgjentisht të hetojnë këtë rast.

"Ky sulm i tmerrshëm është mesazh i qartë për drejtuesit e Komunës së Lleposaviqit nga ana e disave e me këtë akt, vërtetohen elementët kriminalë që dëshirojnë të frikësojnë njerëzit punëtorë, të nderuar dhe të përgjegjshëm që punojnë në interes të popullit të tyre dhe shtetit të tyre," thotë Lista Sërbe.

Kjo e fundit kërkon prej institucioneve ndërkombëtare që të hetojnë rastin në detaje.

“Kërkojmë prej institucioneve ndërkombëtare që të hetojnë këtë rast në detaje dhe të dalin publikisht me rezultatet e hetimit, sepse ne nuk besojmë në punën e policëve kosovarë që kanë rënë në provim, atëherë kur prania e tyre në zyrat nën drejtimin e kryekomunarit ilegal Hetemi, janë bërë orgji dhe disa patën përdorur besojmë substanca dehëse, ndërsa pjesëmarrësit nuk janë ndaluar dhe sanksionuar” thuhet në deklaratën e Listës Sërbe.