Në Lleposaviq digjet autovetura e drejtueses së administratës komunale e sistemit sërb

Zapaljen auto u Leposaviću
Burim: Kosovo Online

Autovetura e markës "tojota auris" me targa të Rashkës që i përkiste drejtueses së administratës komunale të Organeve të Përkohshme të Komunës së Lleposaviqit Radmilla V. është djegur mëngjesin e sotëm rreth orës 4 në Lleposaviq.

Autovetura u dogj në parking jo larg Shkollës së Mesme në afërsi të shtëpisë dhe objektit banues në rrugën Millan Radulloviq Kërcun. Autovetura ka pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa u dëmtuan edhe dy autovetura një furgon dhe dhe një autoveturë udhëtuese e vogël,

Banorët që jetojnë aty afër thonë se menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipi zjarrëfikës dhe policia ku nisi hetimet, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë nga Prishtina në vendngjarje mbërritën diçka rreth orës 9. 

Në parking kanë qenë të parkuara edhe dy autovetura të tjera, një furgon dhe një autoveturë e vogël të cilat gjithashtu u dëmtuan përmes dëmeve të vogla materiale, ndërsa është djegur dhe shtylla nga e cila furnizohen me energji elektrike shtëpitë dhe objektet banuese.

Komandanti i policisë kosovare për rajonin e veriut Veton Elshani për Kosovo onlajn konfirmon se herët në mëngjes në Lleposaviq është djegur autovetura por shtoi se ende nuk dihet motivi i djegies së tij dhe se ekspertët ligjorë do të dalin pak më vonë në terren sesi të nxjerrin konkluzione.