Lista Sërbe: D.R. u arrestua ndonëse nuk ka asnjë provë për përfshirjen e tij në cilëndo vepër penale

D.R familja e të cilit është shpërngulur nga Gjakova ku u arrestua sot në Jarinjë me pretendimin e krimeve të luftës, i trembet shëndetit të tij pasi është çuar në paraburgim të caktuar, bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe. Sikurse theksohet D.R. është i sëmurë rëndë dhe me demencë dhe asnjëherë nuk ka qenë pjestar i ndonjë lloj formacioni përgjatë luftës.
Sikurse kujtohet në njoftim, sot në orët e drekës në Jarinjë, policia kosovare pa bazë i ka hequr lirinë D.R, person i shpërngulur nga Gjakova 75 vjeç i cili së bashku me të birin e vet erdhi për të zgjatur vlefshmërinë e dokumenteve.
“D.R. është njeri familjar në dekadën e tetë të jetës ku sipas fjalëve të birit të vet, kurrë nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë formacion gjatë konfliktit ndërsa momentalisht është i sëmurë rëndë dhe me demencë çka familja i trembet gjendjes së tij psikofizike në paraburgim ku dhe po mbahet” bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe.
Shtohet se veçanërisht e kanë shqetësim për faktin se D.R. i ofruan avokat nga shteti-një shqiptar ndonëse anëtarët e familjes i kanë dhënë fuqi të plotë avokates sërbe e cila menjëherë pas marrjes së fuqisë mbështetëse nga familja, u përfshi në proces.
“Sikur të mos mjaftonte që D.R. i dëbuar dhunshëm nga Kosova e Metohia, por tani, edhe pse i ka kaluar të gjitha vendkalimet njëqind herë pa asnjë problem, i hiqet liria ndonëse nuk ka dëshmi për përfshirje në ndonjë vepër kriminale e veçanërisht aspak në lidhje me krimet e luftës. Falë ndihmës së shtetit tonë D.R. i është siguruar ndihma juridike dhe avokatja është në kontakt të vazhdueshëm me familjen dhe D.R. të cilit i nevojiten ilaçet dhe kujdes i duhur mjekësor” shtohet në njoftim.
0 komentet