Lista Sërbe ka kërkuar prej përfaqësuesve ndërkombëtarë dënimin dhe përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin e sotëm ndaj maturantëve
Lista Sërbe ka informuar të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare rreth sulmit të sotëm ndaj maturantit sërb duke i’u vënë në dispozicion "materiale të përgjegjshme për ngjarjen e sotme".
Njëkohësisht Lista Sërbe kërkoi dënim të qartë të ngjarjes së sotme përcaktimin e përgjegjësisë të të gjithë zinxhirit komandues, thuhet nga kjo parti.
Sipas videorregjistrimit që është shpërndarë në rrjetet sociale, incidenti i sotëm ndodhi në zonën e këmbësorëve në Mitrovicën e Veriut në afërsi të urës kryesore të Ibrit. Në pamje duket pjestari i Policisë Kosovare duke sulmuar gjimnazistin sërb e me këtë rast duke e kapur atë shumë herë në zonën e fytit.
Maturantët e shkollës së mesme sot kanë festuar përfundimin e vitit shkollor dhe kur kaluan në zonën shëtitëse në pamje duket se nga kafenetë ku ishin ulur shqiptarët, u provokuan me duar shenjën e shqiponjës dykrenare.
Nënkryetari i Listës Sërbe Ivan Zaporazhac më herët ka thënë sot se bëhet fjalë për frikësim të rinisë sërbe dhe se i riu ishte i ekspozuar ndaj keqtrajtimit fizik, kapjes prej fytit, shtytjes dhe nënçmim verbal vetëm për shkak të përkatësisë etnike
Shefi i Euleksit në Kosovë Xhovani Pjetro Barbano dënoi përdorimin e tepruar të forcës nga ana e Policisë Kosovare duke bërë të ditur se është i “shokuar”.
0 komentet