Lista Serbe ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor lidhur me vendimin e KQZ
Burim: Kosovo Online
Lista Srpska ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Peticione në Prishtinë në lidhje me vendimin e paligjshëm dhe politikisht të motivuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos aprovuar pjesëmarrjen e listës Srpska në zgjedhjet e ardhshme më 9 shkurt, ka konfirmuar për televizionin Most Lista Srpska.
Më herët, sot në një konferencë për media, zyrtarë të Listës Serbe e kanë vlerësuar të paligjshëm vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos u dhënë atyre të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm në Kosovë.
“Besojmë se kjo është bërë me urdhër të Albin Kurtit për të penguar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje. Ky vendim nuk ka bazë ligjore dhe është dëshmi se sa shumë dëshiron Kurti të eliminojë serbët nga këto treva. Kurti nuk dëshiron të shohë anëtarë të Listës Serbe në Kuvend, por dëshiron të shohë në të serbë e dëgjueshem si Nenad Rashiq”, ka thënë Elek.
komentet