Lista Sërbe: KQZ tenton të na pakësojë numrin e kryetarëve të komisioneve zgjedhore në Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicë

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Nga Lista Sërbe thuhet se mësuan se në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Prishtinë u tentua me forcë shkelja e ligjit dhe rregullave zgjedhore të pakësojnë numrin e kryetarëve në komisionet zgjedhore që delegon Lista Sërbe veçanërisht në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Graçanicë për zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Që gjëja të jetë dhe më e keqe, anëtarit të KQZ përpara Listës Sërbe, nuk i’u dorrëzuan materialet e plota çka është detyrim, por u tentua fshehja qëllimshëm që derimë tani e kemi zbuluar, thuhet në njoftim.

“Po përsëritet situata me zgjedhjet parlamentare, kur u mor vendim i paligjshëm dhe numri ynë i anëtarëve u pakësua në pothuajse tek të gjitha komunat. Dhe atëherë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Kundërshtime vendosi në favorin tonë, por KQZ e injoroi atë vendim”, thuhet në deklaratë.

U bëhet thirrje anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të respektojnë ligjet dhe rregullat zgjedhore dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të reagojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe t'i japin fund kësaj paligjshmërie në dëm të popullit sërb dhe partisë sonë.