Gjithmonë e më shumë punë për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë: Hile politike apo juridike në Kosovë?
Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, me të cilën kuvendit i’u urdhërua dje të mos hynte në proçesin e formimit të qeverisë, është vçse e fundit në serinë e vendimeve mujore nga institucionet më të larta juridike që janë të lidhura me punën e autoriteteve legjislative apo egzekutive. Për bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, problemi kryesor janë "boshllëqet ligjore" të ligjeve kosovare, e mbi të gjitha në Kushtetutë, për të cilën shumë dyshime shpesh përdoren si mjet në lojën politike.
Shkruar nga: Gjorgje Baroviq
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për "moratorium" të përkohshëm mbi punën e Parlamentit Kosovar, është pasojë e ankesës së Listës Sërbe, të cilën e paraqiti më 30 gusht, rrjedha e të cilës dhe mënyra e (mos)votimit për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit sërb.
Për Lëvizjen Vetëvendosja, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është "marrje anësie".
"Të gjithë do të kishin të drejtë të pyesnin përse kjo masë u konsiderua e nevojshme dhe përse Gjykatës Kushtetuese i nevojitet pezullim 25-ditor të punës së Kuvendit pas kërkesës së Listës Sërbe? Gjykata Kushtetuese mbajti anën në vendimin e sotshëm", njoftohet nga kjo parti.
Megjithatë, kjo është vetëm “maja e ajsbergut" e vendimeve të shumta, si dhe ankesave në institucionet më të larta gjyqësore në Kosovë.
Në bazë të njërit prej vendimeve të fundit të Gjykatës Kushtetuese, pati ndryshim në përbërjen e parlamentit.
Njëkohësisht prej dje, ankesën në Gjykatën Kushtetuese e dorrëzoi dhe kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama, kundër Ministrisë së Financave për buxhetin e këtij qyteti. Rama akuzoi Ministrinë dhe ministrin në mandatin teknik, Hekuran Murati, për bllokadë politike të Prishtinës.
Vetëm në fund të muajit të kaluar, PDK kërkoi nga Gjykata Kushtetuese anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (RUE) që u mundëson daljen e kompanive në tregun e hapur të energjisë elektrike, ndërsa Gjykata e Lartë hodhi poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosja për të ndaluar Listën Sërbe të marrë pjesë në zgjedhjet vendore.
Deputeti i PDK Krenar Xhaferi pretendon se numri në rritje i ankesave në Gjykatën Kushtetuese, është pjesë e "manovrave" të kryeministrit në mandatin teknik Albin Kurti.
"Besoj se Kurti krijon situata politike që e thellojnë krizën, pra nuk formon institucione, e detyron atë të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese, ku vonohet formimi i institucioneve dhe prodhojnë krizë politike", beson Xhaferi.
Që diçka “nuk ecën” e thonë dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.
I pari që e tha publikisht ishte Aivo Orav disa muaj më parë, pasi koalicioni qeverisës i mbledhur rreth Lëvizjes Vetëvendosje "i hodhi zjarr" vendimit të Gjykatës së Lartë se është ilegale marrja e akteve nënligjore apo ose udhëzimeve administrative nga ana e ministrave në qeverinë teknike.
"Shefët e misioneve të BE biseduan rreth situatës pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme", tha Orav.
Pas kësaj, Bashkimi Europian vendosi që përfaqësuesit e tij në Kosovë të mos takohen më në godinën e qeverisë me Albin Kurtin dhe ministrat në mandatin teknik.
Pothuajse i njëjti mesazh mund të dëgjohej dhe të martën, pas takimit të ambasadorit gjerman Jern Rode me presidenten kosovare Vjosa Osmani.
"Në takim, shpreha shqetësimin tim për bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale, si dhe diskursin e fundit publik që vë në pikëpyetje vendimet e gjykatave, pasi ngjarje të tilla rrezikojnë të dëmtojnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit", tha Rode.
“Blerja e kohës“
Diplomati dhe profesori univesritar Blerim Canaj thotë në bisedë për Kosovo Onlajn se dhe Lëvizja Vetvendosja, por dhe partitë e tjera politike në Kosovë, përdorin Gjykatën Kushtetuese. Pyetjes sonë nëse është fjala për “blerjen e kohës” ai u përgjigj rrufeshëm.
“Ata përdorin Gjykatën Kushtetuese. Sapo ndonjë çështje i përcillet asaj, atëherë duhet të përgjigjet, pavarësisht se kush e ka bërë. Dhe aty keni të drejtë, ata duan t’a përdorin Gjykatën Kushtetuese për të marrë më shumë kohë”, beson Canaj.
Ky i fundit shton se kjo njëkohësisht është rezultat i mungesës së mirëkuptimit politik mes partive.
“Të gjithë e dimë se aty ku nevojitet mirëkuptim politik mes partive, jo gjithçka mund t’i lihet Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese është e hapur për të gjithë dhe ata e përdorin këtë shans dhe ‘vjedhin kohë’”, preçizoi Canaj.
Ai shton se shumë nga ato çështje u vendosën pavarësisht çka në fillim ishte e qartë sesi do të ishte vendimi.
Shpreh bindjen se ky institucion nuk do të lejojë që asnjë vendim të jetë kundër Kushtetutës.
“Varet nga ‘kujt dhe kujt çfarë’, por kur diçka është kundër Kushtetutës, ata sigurisht që nuk do të lejojnë ndryshe. Por të gjitha ato parti veçse fitojnë kohë. Do t’a shikojmë se çfarë do të ndodhë, por jam i sigurt, të paktën kështu ka qenë, se Gjykata Kushtetuese nuk do të lejojë diçka që nuk është sipas Kushtetutës”, shpreh bindjen Canaj.
Pallavra juridike
Nga ana tjetër docenti në Fakultetin Juridik në Universitetin e Mitrovicës së Veriut Dushko Çelliq beson se numri i madh i ankesave të përcjella në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë e më pas vendimet e tyre, tregojnë se në Kosovë "mbretëron pallavritet tërësisht ligjor".
"Fatkeqësisht, kemi demonstrim të faktit se mbretëron kaos i plotë në Prishtinë kur është fjala për sundimin e ligjit. E themi butësisht kaos, pasi ata nuk janë në gjendje të respektojnë vendimet e institucioneve të tyre", tha Çelliq për Kosovo Onlajn.
Si shembull, bën të ditur vendimin e Gjykatës së Lartë për të cilin deputetët nuk mund të jenë njëkohësisht ministra dhe deputetë, ndërsa në praktikë ndodh e kundërta.
"Në një orë ata janë deputetë, ndërsa dy orë më vonë janë ministra. Ky është pallavritet i plotë, kaos i plotë që më rezulton dhe shpresoj dhe Perëndimi politik t’a kuptojë atë që kanë bërë me Kosovën, është një histori totalisht dështimi. Kjo nuk është as si ajo që e quanin shtet. Nuk egziston as ndarje pushteti, nuk egziston as sundim ligji në atë provizori juridike", thotë Çelliq.
Ky i fundit thekson se e njëjta situatë e "injorimit” ndodh edhe në Kuvendin e Kosovës i cili nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
"Këtu është i dukshëm rasti i injorimit nga ana e Kuvendit që përfaqëson degën legjislative të pushtetit, atë degën tjetër të pushtetit-gjyqësor. Kjo nuk është regjistruar kund në të drejtën krahasuese. Vendimet e kujtdo gjykate, veçanërisht të disa instancave që janë supreme, përfundimtare-janë të pakthyeshme, duhet të respektohen nga të gjithë subjektet, e kësisoj edhe prej atij Kuvendi", pohon ky jurist.
Si spegim të mundshëm, shikon ndikimin e politikës në fushën e ligjit.
"Nuk shikoj asnjë mënyrë tjetër që kjo të spegohet, përveçse këndvështrimit përmes prizmit të politikës. Përmes prizmit të së drejtës kjo nuk mund të spegohet. Si kjo nuk gjen kund, as në ndonjë pikë të globit", thotë Çelliq.
Bëhet fjalë, thekson ai, për tentativë për zgjatjen e afatit për konstituimin e kuvendit dhe qeverisë.
"Dhe supozoj se ndoshta në vjeshtë, kur të jenë planifikuar zgjedhjet vendore, do të organizohen sërish zgjedhje të reja (parlamentare). Thjesht nuk shikoj ndonjë arsye tjetër, veçse politike", preçizon ai.
Shton se me gjasa bëhet fjalë dhe për "raportin e forcave politike" në Gjykatën Kushtetuese, pra "sa ndikim ka pushteti legjislativ dhe egzekutiv ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese".
Shton se përveç të gjithave këtyre dhe vetë gjyqtarët kanë problem objektiv pasi në legjislacionin dhe Kushtetutën e Kosovës, egzistojnë "boshllëqe ligjore" pra situata në të cilat prej tyre kërkohet të "krijojnë dispozita kushtetuese".
"Mund t’a kuptoj deri diku abstenimin e Gjykatës Kushtetuese në të, sepse me vendime të reja, në fakt do të krijonte dispozita kushtetuese dhe kjo nuk është e popullarizuar askund, veçanërisht, sikurse ne juristëve na pëlqen të themi, në sistemin ligjor europiano-kontinental ku gjykatat duhet të gjykojnë në bazë të normave, jo të krijojnë norma. Dhe këtu tani, në atë 'rrethin katror', është ajo gjykata që duhet të plotësojë disa boshllëqe ligjore sepse shumica politike në Prishtinë mesa duket dëshiron të fitojë kohë me shkeljen e asaj çka është shkruar dhe atë që ata vetë e kanë miratuar dhe e kanë quajtur kushtetutë", beson Çelliq.
GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVËS GJYKATA E LARTË APELIMI KUVENDI I KOSOVËS PUSHTETI
0 komentet