Zgjedhja e nënkryetarit sërb të Kuvendit të Kosovës: Truk politik apo kushtetues? 

Skupština Kosova, Srpska lista
Burim: Kosovo Online/Ilustracija

Në vend që të ishte formalitet që do t'i jepte fund krizës institucionale disamujore, zgjedhja e nënkryetarit sërb të Kuvendit të Kosovës, kompletoi të gjithë trukun politik. Për bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, nuk ka dilema se fjala është për shkelje e rëndë të të gjitha të drejtave të mundshme të komunitetit sërb, por dhe të të zgjedhurve të tyre legjitim. 

Shkruar nga: Gjorgje Baroviq

Në dy ditët e fundit, në Kuvendin e Kosovës e vetmja që mungonte, ishte Suzana Mançiq-një nga "vajzat e llotarisë" më popullore të Jugosllavisë së atëhershme. Zgjedhja për nënkryetarin e katërt të parlamentit nga radhët e komunitetit sërb, u shndërrua në "short" në të cilën opozita nuk dëshironte të merrte pjesë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosja në pushtet dhe deputeti i partisë "Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë" Nenad Rashiq u përpoqën të gjithë që të zgjidhej.

"Isha i vetmi jashtë Listës Sërbe dhe e propozova veten sepse nuk kishte askush tjetër për të më propozuar", sqaroi Rashiq ndërsa e gjeti veten në kutinë plastike nga e cila me “short” do të duhej që të zgjidhej nënkryetari i ardhshëm.

Më herët, shumica e deputetëve nuk dëshironin të votonin për propozimin e Listës Sërbe që këtë funksion t’a ushtrojë Sllavko Simiq, i cili më parë ka qenë nënkryetar i Kuvendit Kosovar.
Rashiq në dy “tërheqjet” e para, nuk pati vota të mjaftueshme sepse për të votuan vetëm vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosja.

Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, para seancës së djeshme, mbajti konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët ku bëri thirrje haptazi për të votuar pikërisht për Rashiqin.
Kur, disa orë më vonë, emri i tij u hodh, për habinë e të gjithëve, ai i ftoi të gjithë deputetët-edhe ata "nga bufeja" të hynin në sallë.

"Kam kënaqësinë të paraqes Nenad Rashiqin si kandidat për nënkryetar të Kuvendit. U lutem deputetëve të deklarojnë se kush është pro Nenad Rashiqit", tha Basha.

Megjithatë, Rashiq mori 56 nga 61 votat e nevojshme, kështu që Basha ndërpreu menjëherë seancën.

"Rashiq është i vetmi anëtar i parlamentit nga komuniteti sërb që merr më shumë vota 'pro'. Besoj se në raundin tjetër ai mund të marrë numër të mjaftueshëm votash", spegoi Basha.

Nga Lista Sërbe thuhet se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

"Do të paraqesim ankimim në Gjykatën Kushtetuese. Ftoj të gjithë deputetët e partive të tjera shqiptare dhe komunitetet e tjera jo-shumicë që të mos votojnë për vendime jokushtetuese dhe për tentativën e sjelljes së Rashiqit me çdo çmim në vendin e nënkryetarit të parlamentit. Në vendin që nuk i përket, sikurse e kanë shtyrë në parlament pa vota", tha nënkryetari i Listës Sërbe, Igor Simiq.

Ky i fundit spegoi se për këtë hap ishin të detyruar pasi në parlamentin kosovar, nuk respektohen të drejtat e popullit sërb. 

"Po shkelet Rregullorja e Punës, e cila thotë qartë se nënkryetari nga komuniteti sërb duhet të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve sërbë dhe kjo në këtë rast është Sllavko Simiq, i cili fitoi mandat legal. Fatkeqësisht, po shkelet Rregullorja e Punës dhe Kushtetuta dhe gjithçka me synim që nën mbështetjen e partisë qeverisëse në këtë vend të vendoset Nenad Rashiq kundër të gjitha rregullave. Njëkohësisht duhet të dihet se ai nuk ka mbështetjen e deputetëve sërbë dhe popullit sërb, sepse në zgjedhje fitoi pesë herë më pak vota sesa Sllavko Simiq", spegoi Simiq.

Nga BE thuhet se janë "të inkurajuar" nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, por që presin që zgjedhja e nënkryetarit të jetë "në përputhje me gërmën dhe frymën e Kushtetutës".Nesër gjithçka duhet të jetë shumë më e qartë.

Deputetët do të kenë mundësinë të zgjedhin jo më shumë se gjashtë raunde votimi, një nga tre kandidatët e mbetur nga radhët e komunitetit sërb.

Në lojë janë edhe dy deputetë nga Lista Sërbe: Igor Simiq dhe Milana Nikoliq, si dhe Nenad Rashiq.

Aktorët politikë të (pa)dëshirueshëm

Drejtori strategjik në Qendrën për Politikë Europiane Millosh Pavkoviq, nuk ka dilema që refuzimi për të zgjedhur përfaqësuesin e Listës Sërbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës është "vetëm një në gamën e ngjarjeve" që konfirmojnë se Lista Sërbe nuk është partner dhe aktor politik i dëshirueshëm në Kosovë.

"Me refuzimin për të zgjedhur përfaqësuesin e Listës Sërbe për nënkryetar të Kuvendit, është vetëm një në serinë e ngjarjeve që në fakt konfirmon tezën se Lista Sërbe nuk është partner dhe aktor politik i dëshirueshëm në Kosovë", tha Pavkoviq për Kosovo Onlajn. 

Sipas fjalëve të tij, Lëvizja Vetëvendosja ka për synim që në vendin e nënkryetarit të Kuvendit, të zgjdëhë kandidatin "e përshtatshëm" nga radhët e komunitetit sërb, pra Nenad Rashiqin, zgjedhja e të cilit për deputet, thekson, ishte në pikpyetje. 

Pavkoviq kujton se Lista Sërbe akuzoi Rashiqin se në parlament hyri falë votave të shqiptarëve dhe njëkohësisht nuk mund të propozohet për nënkryetar sepse këtë të drejtë, sikurse zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, i përket partisë që fitoi më shumë vota.

"Duket se këtu është tentativë e Vetëvendosjes për të zgjedhur dikë që është më afër tyre. Nenad Rashiq ishte dhe ministër në qeverinë e mëparshme, ka bashkëpunim të mirë me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin. Kjo padëshirueshmëri ndaj Listës Sërbe është arsyeja kryesore për këtë vendim për të mos zgjedhur Sllavko Simiqin dhe për të tentuar me zgjedhjen e Nenad Rashiqit,çka është e diskutueshme nga pozita e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe është e tërësisht e sigurt që Lista Sërbe do t’a ankimojë vendim të tillë nëse përfaqësuesi i LS nuk do të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit", thotë Pavkoviq.

Ky i fundit shton se vështirë të parashikohet se sa mund t’a pengojë ankimi i paralajmëruar në Gjykatën Kushtetuese i Listës Sërbe, proçesin e zgjedhjes së Rashiqit.

"Çështja është se sa shpejt do të reagojë Gjykata Kushtetuese dhe nëse dikush tjetër do të zgjidhet ndërkohë. Këtu shikoj hapësirë për hile, sepse më duket se Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendim kaq të shpejtë, pra jo më shpejt sesa mund të zgjidhet potencialisht Nenad Rashiq apo dikush tjetër", beson ky analist.

Ai shton se Lista Sërbe "nuk është faktor politik i dëshirueshëm" prej shumë kohësh. 

"Lista Sërbe nuk është faktor politik i dëshirueshëm prej shumë kohësh. Nga ngjarjet në Banjskë, përmes tentativës për të ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dhe tani me sabotazhin e hapur të pjesëmarrjes së saj në zgjedhjet vendore. Është mjaft e qartë që Lista Sërbe nuk është partner dhe parti që shikohet me sy të mirë në Kosovë dhe po bëhet gjithçka për t’a ndaluar atë", konkludon Pavkoviq.

Vendime antikushtetuese

Dhe juristët shqiptarë pajtohen se rrjedha e deritashme e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit sërb, është "skenar i ri i bllokadës së Kuvendit", por dhe në kundërshtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe praktikën parlamentare në Kosovë.
Paralajmërojnë se nëse kjo çështje shkon para Gjykatës Kushtetuese, "egzistojnë pritshmëri të bazuara" që kjo mënyrë zgjedhore të shpallet jokushtetuese.

Hulumtuesi në Institutin e Gjyqësorit të Kosovës, Gëzim Shala, thekson se kjo situatë tregon "skenar të ri për bllokadë" të Kuvendit të Kosovës dhe nëse shumica parlamentare voton për nënkryetar Nenad Rashiqin, ky rast “lehtësisht mund të përfundojë para Gjykatës Kushtetuese".

"Në rastin konkret bëhet fjalë për shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit, vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe praktikës së deritashme parlamentare. Kjo situatë tashmë tregon se egziston skenar i ri për bllokadë të Kuvendit të Kosovës", tha Shala për Kosova pres.

Spegon se procesi i votimit duhet të "kryhet në paketë", çka do të thotë dhe se zgjedhja e Emilia Rexhepit është në kundërshtim me Kushtetutën

"Kemi shkelje të dyfishtë të Kushtetutës. Si në zgjedhjen e zonjës Rexhepi nga komuniteti josërb, ashtu edhe në mohimin e të drejtës së komunitetit sërb të përfaqësohet në Kryesinë e Kuvendit... Nëse rasti shkon para Gjykatës Kushtetuese, bazuar në Kushtetutë dhe praktikën e deritashme parlamentare, egziston pritshmëri e bazuar që ai vendim dhe mënyra e zgjedhjes së nënkryetarit, do të shpallen jokushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese", tha Shala. 

Dhe avokati Ardian Bajraktari beson për Kosova pres se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo-shumicë "duhet të bëhet në paketë", dhe se propozimi që këtu të jetë Nenad Rashiq, duhet të vijë nga radhët e Listës Sërbe.

"Tentativa për të devijuar nga praktika e deritashme, është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht vendimin e fundit, sipas të cilit në pikën 156 detyrohen deputetët që sa, jo më vonë se 30 ditë nga publikimi i vendimit, të zgjedhin kryetarin dhe anëtarët e Kryesisë", ka thënë Bajraktari me vendosmëri.

Pohon se tërheqja nga praktika e deritashme, "është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese", e veçanërisht vendimin e fundit.

"Tentativa e tërheqjes, pra ndryshimi i drejtimit të praktikës së deritashme, është në kundërshtim me gjykimin dhe vetëm për këtë dhe me Kushtetutën. Për më tepër, qëllimi i kujtdo për të propozuar ose zgjedhur dikë që nuk përfaqëson shumicën e komunitetit brenda vendit, sipas bindjes sime, është në kundërshtim me vetë parimet mbi të cilat bazohet vendi ynë dhe funksionon sipas parimeve kushtetuese. Përveç kësaj, këtu është dhe në kundërshtim me vetë Rregulloren e Kuvendit pasi neni 12, paragrafi 6 përcakton qartë se përfaqësuesi, pra anëtar i kryesisë nga radhët, në këtë rast të komunitetit sërb, duhet të propozohet nga shumica e deputetëve që përfaqësojnë atë komunitet", tha Bajraktari.
Shkatërrimi i instiitucioneve

Për bashkëpunëtorin e organizatës joqeveritare "Iniciativa e Re Shoqërore", Aleksandar Shluka, refuzimi për votimin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Listës Sërbe, tregon "degradimin dhe shkatërrimin e institucioneve". 

Beson se gjithçka ishte pjesë e strategjisë së Vetvendosjes e cila “nuk është e gatshme për zgjedhje të reja”. 

"Kishte shpresë se kjo do të ndodhte, se gjithçka do të zgjidhej me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por tani kemi problemin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit sërb. Mendoj se kjo shkon në favor të asaj që Vetëvendosja në thelb nuk dëshiron zgjedhje të reja sepse me gjasa frikësohet se nëse përfundon proçesi i konstituimit të Kuvendit, do shkohet në formimin e qeverisë çka ata nuk kanë mbështetje dhe ndoshta nuk do t’a marrin, ndërsa këtu egzistojnë afate konkrete që, nëse nuk përmbushen, do të shkojmë në zgjedhje të reja për të cilat nuk janë të gatshëm", thotë Shluka për Kosovo Onlajn. 

Shluka beson se procedura për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti sërb qysh në nisje nuk i respektoi proçedurat dhe se tregoi "degradimin dhe shkatërrimin e institucioneve".

"Kjo tregoi degradimin dhe shkatërrimin e institucioneve, para së gjithash të institucionit të Kuvendit si një nga më të rëndësishmit në sistem, para së gjithash institucionin e Kuvendit si një nga më të rëndësishmet në sistem, kështu që shumë gjëra u shkelën dhe u bërën jokushtetueshmërisht dhe kundër Rregullores së Punës së Kuvendit. Pamë se Kuvendi trajtohet në mënyrë totalisht të pakuptimtë", thekson Shluka.

Ky i fundit spegon se mënyra se si u propozuan dhe më pas u votuan përfaqësuesit e komunitetit sërb, nuk ishte në përputhje me rregullat.

"Ato propozime duhet të dorëzohen me shkrim dhe zakonisht votohej në paketë: si për nënkryetarin nga radhët e komunitetit sërb dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë dhe kjo nuk ndodhi. Kemi situatë ku shortimi u krye sërish në bazë të arbitraritetit të kryetarit të Kuvendit, çka gjithashtu nuk është sipas rregullores. Pra, u thyen shumë rregulla dhe e gjitha kjo për shkak të pengimit të procesit të zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit i cili duhet të vijë nga radhët e komunitetit sërb", thotë Shluka.

Ky i fundit vëren se mënyra e tashme e zgjedhjes së nënkryetarit "asgjë nuk ka zgjidhur".

"Do t’a shikojmë se çfarë do të ndodhë në ditët vijuese, por nëse vijon kjo qasje e Vetëvendosjes dhe partive të tjera opozitare ndaj zgjedhjes së nënkryetarit, mendoj se do të kemi akoma krizë në Kuvend", shpreh bindjen ai.