Lista Serbe: Kryetarët ilegalë duan të na marrin edhe objektet tona
Lista Serbe ka pyetur sot nëse veprimet e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, janë në përputhje me thirrjen e bashkësisë ndërkombëtare që kryetarët shqiptarë të kryejnë punën e tyre nga lokacione alternative dhe të bëjnë vetëm punë administrative.
"Njoftojmë bashkësinë ndërkombëtare se sot përfaqësuesit jolegjitim kryetarët e Kurtit sërish kanë hyrë në objektin ku janë objektet e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Zyra e Drejtorisë së Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Qarkut Administrativ Kosovë-Mitrovicë dhe Qendra për Punë Sociale Vuçitrn janë të vendosura në vendbanimin Mahala e Boshjnakëve, në Kosovska Mitrovica dhe i kanë informuar punëtorët se duhet të largohen nga vendet e tyre të punës dhe të largohen nga ndërtesa brenda tri ditëve", njoftoi Srpska lista.
Siç thuhet në njoftim, nuk respektohet rekomandimi i komunitetit ndërkombëtar që kryetarët shqiptarë të punojnë nga lokacione alternative.
"Ata kanë shkuar një hap më tej dhe duan të na marrin edhe lokalet tona, ndaj në ketë proces tregojnë apatinë dhe demonstrimin e forcës duke mos respektuar ligjet dhe rregullat e veta dhe duke e dorëzuar dokumentin në gjuhën shqipe. Gjithashtu, kërkojmë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë nëse në këtë mënyrë respektojnë thirrjen e tyre që kryetarët jolegjitimë të bëjnë vetëm punë administrative dhe të mos marrin vendime politike kundër qytetarëve të komunave tona”, pyeti Lista Serbe.

komentet