Fondi PIO: Bashkësia ndërkombëtare të ndalë mercenarët e Kurtit të ndërmarrin dhunë në K&M

RF PIO
Burim: Instagram/rfpio.rs

Keqtrajtimi konstant i popullit sërb, serbëve të mirënjohur dhe të respektuar që dëshirojnë të jetojnë në veri të Kosovës, nuk i anashkalojnë as institucionet, bëhet e ditur nga Fondi republikan PIO.

Ky i fundit bën të ditur bastisjen e djeshme të Policisë Kosovare në ambientet e këtij institucioni në vendbanimin e vet në lagjen boshnjake në Mitrovicën e Veriut.

“Me kërkesë të kryekomunarit ilegal, jolegjitim dhe fals të Mitrovicës së Veriut, i cili mori 3% të votave, grup i policëve dhe inspektorëve komunalë hynë në objektin ku ndodhen hapësira e Zyrës për Kosovë e Metohi, Shërbimi i Fondit Drejtues të PIO në Prishtinë me seli në Mitrovicë, si dhe Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë në vendbanimin e lagjes së boshnjakëve në Mitrovicën e Kosovës e me këtë rast, pyetën se në bazë të cilit dokument gjenden këto institucione në këtë objekt, pasi sipas tyre është në pronësi të komunës” thonë nga Fondi PIO.

Siç thuhet më tej, punonjësit e policisë u kanë thënë punonjësve se kishin urdhër për t’a ‘liruar’ atë dhe mbarë objektet e tjera në pronësi të komunës dhe se do të vinin sërish të hënën.

“Hyrja e dhunshme e shërbimeve terroriste policore kosovare në ambjentet e Fondit të cilat ndodhen në Mitrovicën e Kosovës, shihet si shkelje të njërës prej të drejtave themelore të njeriut, e cila është e drejta për punë, e njëkohësisht tentativë që të gjitha institucionet sërbe të vihen nën flamurin jokushtetues të shtetit të Kosovës” thuhet në njoftimin e Fondit PIO.

Më tej thuhet se me sulmin brutal të efektivëve të policisë kosovare në hapësirat e Fondit, punonjësit e shërbimit janë penguar të kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme të cilat i përkasin sipas Ligjit për Sigurinë në Punë.

“Duke na penguar të punojmë dhe t'u shërbejmë gati 28 mijë përdoruesve që aktualisht ndodhen në K&Metohi dhe që aty mbijetojnë falë mbështetjes së shtetit të Sërbisë, duke na kallur frikën pa spegime, duke na sekuestruar me forcë hapësirën tonë, pajisjet dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve, shkelin drejtpërdrejt të gjitha normat e së Drejtës Publike Ndërkombëtare dhe i tregojnë edhe një herë mbarë botës se për çfarë janë të gatshëm” bëhet e ditur.

Rreth kësaj por edhe për aksionet e tjera ndaj popullit sërb, siç shtohet, është njoftuar edhe kryenegociatori i Bashkimit Europian, Mirosllav Llajçak si dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, por derimë tani nuk ka reagim.

“Ftojmë bashkësisë ndërkombëtare që sa më urgjentisht të ndalë Kurtin dhe mercenarët e huaj që të ushtrojnë dhunë në Kosovë e Metohi dhe në këtë mënyrë të ndalet eskalimi i konfliktit mes popullit sërb dhe policisë kosovare” thuhet nga Fondi PIO.