Zyra për Kosovë e Metohi: Atiq vazhdon të sillet si menaxher pushtues

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Pasi inspektorët komunalë ndaluan sot vazhdimin e punimeve në një tjetër godinë banuese në Mitrovicën e Veriut, Zyra për Kosovë e Metohi deklaron se kryekomunari fals Erden Atiq vijon të sillet si menaxher pushtues duke u vënë drynin projekteve, të cilat kanë për qëllim ardhjen në ndihmë të familjeve në nevojë vetëm sepse përdoruesit do të jenë sërbë.

Nga Zyra kujtohet se përpara se qeveria vendore të uzurpohej prej "gaulitjerët e Albin Kurtit" ishin duke u realizuar një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore, si dhe projekte me komponente të shprehura sociale.

"Nuk ka asnjë arsye racionale që diçka nga të cilat qytetarët kanë pa mëdyshje përfitim të ndalohen përmes diktatit politik. Është e qartë se Prishtina do të përpiqet të shfrytëzojë të gjitha levat në dispozicion për të pamundësuar jetë normale në katër komunat në veri të Ibrit dhe do të vazhdojë nën maskën e vendosjes së ndonjë ligjshmërie false, të provokojë dhe keqtrajtojë sërbët” thuhet në deklaratë.

Nga Zyra për K&M bëhet me dije se e vetmja detyrë e Atiqit dhe kryetarëve të tjerë të imponuar në veri të Kosovës, është që në çdo mënyrë të bllokojnë jetën e kështu sërbët të detyrohen të largohen nga këto hapësira.

Nga Zyra për K&M thuhet se për këtë arsye është e nevojshme që përfaqësuesit ndërkombëtarë civilë dhe ushtarakë në Kosovë të vënë pikën në vend ndaj qeverisë së frikshme të Albin Kurtit.

"Janë pikërisht abuzimet dhe aktet e dhunës nga gaulajterët e Kurtit, prova kurorë se pa formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, populli sërb nuk ka mbijetesë dhe shpresë për çfarëdolloj jete dinjitoze në Kosovë e Metohi. Synimi i pushitmit të veriut të Kosovës e Metohisë nuk është metaforë por realitet i ashpër dhe asnjë popull apo grupim shoqëror në Europën moderne nuk duhet të jetë i ekspozuar ndaj kësaj lloj torture dhe manifestimit të shovinizmit të pa maskuar” thuhet në deklaratë.

Thuhet dhe se sërbët në veri të Kosovës janë të përmbajtur dhe të duruar sepse e dinë shumë mirë se pushtimi i dhunuesve të Kurtit ka fundin e vet, ndërsa komunat me shumicë sërbe, do të vazhdojnë të zhvillohen me ndihmën dhe mbështetjen vetëmohuese të Sërbisë dhe qytetarëve të saj.

Pas vendimit të Atiqit javën e kaluar për ndalimin e ndërtimit të banesave për familjet në nevojë, shkollave për fëmijë nga kategoritë e familjeve në nevojë dhe godinës së Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë, inspektorët komunalë sot kanë ndaluar vijimin e punimeve në një tjetër object banues në këtë qytet.