Lista Sërbe: Kurti dëshiron të dëbojë familjen Radoiçiq nga Kosova dhe frikësojë më shumë sërbët

Srpska Lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe deklaron sot me rastin e marrjes së pronave familjes së ish nënkryetarit të parties, Millan Radoiçiq, se kryeministri kosovar Albin Kurti ka për qëllim të dëbojë familjen Radoiçiq e frikësojë më shumë popullin sërb dhe përcjellë atyre se për ta nuk ka vend në Kosovë.

 

"Sot në Mitrovicën e Kosovës në bazë të urdhërit të Albin Kurtit me qëllim  eskalimin e mëtejshëm, është marrë paligjshmërisht dhe i pabazuar me ligj, shtëpia dhe çatia mbi kokë e fëmijëve të Millan Radoiçiqit me qëllim që ata të dëbohen dhe zhvendosen nga Kosova dhe Metohia si dhe që mbarë sërbët t’i frikësojë dhe t’u përcjellë mesazhin se për ta këtu vend nuk ka. Aty ku këta çuna të ndershëm u rritën dhe shkonin në shkollë me moshatarët e tyre, planifikuan të ardhmen dhe kishin ëndrra, tani forcat speciale të Kurtit me armët tytëgjata pa asnjë arsye, hyjnë dhe grabitin shtëpinë e tyre” bëhet e ditur në deklaratë.

Lista Sërbe vlerëson se fjala është për persekutim klasik i motivuar etnikisht ndaj fëmijëve vetëm sepse janë fëmijë sërbi që nuk përshtaten me "zullumin e Kurtit", ndërsa kjo është sikurse shtohet në deklaratë, njëkohësisht vazhdim i zhvendosjes së sërbëve prej Kosovës nën presionin e regjimit në Prishtinë nën qëndrimin dashamirës të ndonjë përfaqësuesit ndërkombëtar.

Thonë se shtypja e fëmijëve të mitur në tokën e Europës së shekullit XXI është dëshmia më e mirë e politikës antisërbe të regjimit në Prishtinë, i cili po bën gjithçka që sërbët të zhduken nga vatrat e tyre shekullore, që kushdo që “ka shtyllë kurrizore” dhe kush “nuk ul kokën” para Kurtit, do të dëbohet nga këto vise. Në këtë synim, shtohet, nuk u kursyen madje as fëmijët.

“Në emër të Listës Sërbe dhe mbarë popullit sërb pyesim nëse presioni për zhvendosjen e sërbëve dhe fëmijëve sërbë është bërë gjë normale dhe vlerë europiane e shekullit XXI? A janë të vetdijshëm përfaqësuesit ndërkombëtarë se me heshtje bëhen bashkëpunëtorë në dëbimin e sërbëve”, bëhet e ditur në deklaratë.