Lista Sërbe: Gënjeshtra brutale e Vetvendosjes, vijon politika e rrezikshme e urrejtjes ndaj sërbëve
Lista Sërbe deklaron se gënjeshtrat brutale që partia politike Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti bëri të ditur për pogromin e marsit dhe spastrimin etnik të popullit sërb dhe gjithçka sërbe që ndodhi në mars të vitit 2004, janë vazhdimësi e politikës së rrezikshme të urrejtjes dhe ideologjisë së keqe ndaj sërbëve dhe gjithçka sërbe nga ana e Prishtinës.
“Ai që e mohon krimin dhe e zëvendëson viktimën me agresorin, është i gatshëm t’a përsërisë krimin dhe kjo dëshmohet edhe sot me sulmet e përditshme ndaj popullit sërb në Kosovë e Metohi, me të shtënat ndaj fëmijëve sërbë, të bashkatdhetarëve tanë, me arrestimet, rrahjet, përdhosjen e varreve dhe eshtrave të paraardhësve tanë. Qëllimi i të tilla mbishkrime të turpshme dhe të neveritshme të Kurtit, është shtrembërimi i së vërtetës dhe krijimi i narrativës së gënjeshtërt rreth këtyre ngjarjeve, të cilat janë ende plagë e gjallë në kujtimet e sërbëve të cilët e përjetuan këtë martirizim” thuhet në deklaratë.
Theksohet se statistikat e trishta të krimeve dhe përmasat e spastrimeve etnike me të cilat u përballën sërbët në shekullin e XXI para syve të bashkësisë ndërkombëtare jepen nga numrat e publikuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, UNMIK, OSBE, Bashkimi Europian dhe të gjitha mediat përkatëse botërore dhe që flasin për sfondin e këtij krimi të organizuar.
“Dhe sot më shumë se 4,000 sërbë të dëbuar, tetë të vrarë në pragun e tyre të shtëpive, disa qindra të plagosur, më shumë se 35 kisha dhe manastire të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë mes të cilave edhe ato që janë në listën e UNESKO sikurse Virgjëresha e Levishkës, u shkatërruan afro 1,000 shtëpi sërbe, u spastruan etnikisht nga popullsia sërbe nëntë fshatra dhe gjashtë qytete, u shkatërruan dhe u përdhosën mbi 10.000 ikona dhe u ndalua totalisht kthimi i të shpërngulurve në Kosovë e Metohi”, thuhet në deklaratë.
Shtohet se Zhan Mari Genono, nënsekretari i Përgjithshëm i KB për Operacionet Paqeruajtëse në KS, theksoi në raport: “megjithëse në fillim ato dukeshin spontane, demonstratat u morën shpejt nga elementë të organizuar me interes dëbimin e sërbëve kosovarë nga Kosova dhe cënuar praninë ndërkombëtare aty.... Sulmi i udhëhequr nga ekstremistët shqiptarë kosovarë ndaj komuniteteteve sërbe, rome dhe ashkalive të Kosovës, ishte fushatë e organizuar e përhapur dhe me synim.
Kujtojnë se asnjë burim relevant ndërkombëtar nuk ka vërtetuar lidhjen apo përgjegjësinë e sërbëve për mbytjen fatkeqe të fëmijëve shqiptarë në fshatin Çabër dhe kjo është thënë tek të gjitha raportet e tyre, por edhe se në to është thënë qartë se pogromi ndaj sërbëve ishte organizuar dhe mirëpërgatitur me qëllim përndjekjen e çdo gjëje sërbe, si dhe spastrimi etnik i tyre të kontribuonte me lajme ndezëse mediatike që ishin plot me gënjeshtra rreth popullit sërb.
“Më shumë se Kurti, sërbët do të donin që 17 marsi i vitit 2004 dhe të gjitha krimet para dhe pas tij, kurrë të mos ndodhin, por është detyra jonë që t’a çmojmë kujtimin ndaj këtij spastrimi etnik dhe të mos lejojmë që gënjeshtra të fshehë të vërtetën, që krimineli të barazohet me viktimën, as që krimi i tyre të amnistohet që krimet e tyre të dënohen në përputhje me ligjin. Ashtu sikurse nuk është e mjaftueshme që Kurti përditë me deklaratat e veta çon tensione, persekuton gjithçka që është sërbe, grabit pronat sërbe, kishat sërbe, kërcënon dhe dëbon sërbët tashmë dëshirojnë që përmes narrativave të tyre të gënjeshtërta të fshehin krimet që kanë ushtruar ndaj popullit tonë dhe t'i mbrojnë organizatorët dhe autorët e këtyre krimeve procesimi dhe sanksionimi", thuhet prej Listës Sërbe.
Lëvizja Vetëvendosja deklaron se kanë kaluar 20 vjet nga vdekja e tre fëmijëve shqiptarë në fshatin Çabër afër Zubin Potokut, duke thënë se ata “prej frikës nga grupi i sërbëve kërcyen në lumë nga ku dhe humbën jetën” çka ishte justifikimi për “demostrata paqësore të shqiptarëve në mbarë Kosovën”.
0 komentet