Lista Serbe: Kurti ka shpërndarë gënjeshtra brutale dhe ka konfirmuar se Rashiqi është nën kontrollin e tij
Lista Serbe ka deklaruar se Albin Kurti sot ka konfirmuar se Nenad Rashiq është nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë dhe se mandatin e destinuar për popullin serb e ka marrë nga serbët me votat e shqiptarëve.
"Kurti sot, së bashku me të preferuarin dhe të mbrojturin e tij, Nenad Rashiqin, ish-serbin, në një konferencë për media, duke shpërndarë gënjeshtra brutale, ka konfirmuar atë që të gjithë e dimë mirë – që kandidati i tij, Nenad Rashiq, është drejtpërdrejt nën kontrollin e tij, se mandatin e destinuar për popullin serb e ka rrëmbyer nga serbët me votat e shqiptarëve, se këtë mandat ia ka dorëzuar Kurtit dhe se është i zhgënjyer që nuk i ka dalë plani për të dëbuar të gjithë serbët," thuhet në deklaratën e Listës Serbe.
Ata theksojnë se Rashiqi ka treguar se nuk është dhe nuk do të jetë përfaqësues i popullit serb.
"Sipas asaj thënieje popullore ‘atë që i mençuri e turpërohet, budallai krenohet’, Rašiç sot u rreshtua nën hijen e Albin Kurtit, me të cilin ka kurdisur plane për depërtimin në institucionet serbe, dhe i tregoi të gjithë botës se asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë përfaqësues i popullit serb.
Për ta bërë situatën edhe më të keqe, si ish-ministër për komunitete dhe kthim, ai doli kundër të drejtës së serbëve të zhvendosur për t'u kthyer në Kosovë dhe Metohi dhe për të ushtruar të drejtën e tyre themelore njerëzore dhe politike – atë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Kjo e vërtetë do të mbetet e shkruar përgjithmonë, ashtu si edhe fakti se Rašiç është serbi që votoi se serbët janë gjenocidalë, ashtu si edhe shteti i Serbisë, që votoi për të grabitur tokën serbe dhe që u bëri thirrje të rinjve serbë të bëhen ushtarë të Kurtit," thuhet më tej në deklaratë.
Lista Serbe, thekson ai, ndihet krenare që ka marrë mbështetjen më të madhe nga populli serb, dhe që me gjithë presionet, shantazhet dhe kërcënimet, ka arritur të rezistojë me ndihmën e harmonisë dhe unitetit të popullit tonë, duke treguar edhe një herë se nuk ka dorëzim.
“Ne jemi gjithashtu krenarë që qëndrojmë nën flamurin e Serbisë dhe kemi mbështetjen e presidentit Aleksandar Vuçiq, sepse falë kësaj mbështetjeje serbët mbijetojnë në këtë rajon dhe Rashiq qëndron me Kurtin, i cili dëshiron të dëbojë gjithçka serbe. Prandaj, pas kësaj konference është e qartë për të gjithë se ata që sulmojnë Vuçiqin dhe duan dorëheqjen e tij janë krahu i zgjatur dhe mercenarët e Albin Kurtit që duan të mos ketë serb në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në deklaratë.
0 komentet