Petkoviq: Ministri i Kurtit Rashiq po përpiqet në çdo mënyrë ta bëjë të pakuptimtë BKS

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë sot se Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Albin Kurtit, në çdo mënyrë po mundohet ta bëjë të pakuptimtë Bashkësinë e Komunave Serbe.

Petkoviq e ka publikuar mesazhin e tij në rrjetin social “X”.

“Ministri i Kurtit, Rashiq, me urdhër të shefit të tij, dëshiron ta bëjë të pakuptimtë BKS, dhe nuk e kupton fare dialogun!”, ka shkruar Petkoviq.

Ai shtoi se BKS është shumë e rëndësishme për të gjithë serbët në Kosovë.

“Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 parasheh vazhdimin e funksionimit të të gjitha institucioneve serbe, të cilat për dallim nga situata aktuale do të mbrohen nën ombrellën e BKS-së. Ministri i Kurtit vazhdon të shpik, sepse vetëm kaq di!”, tha drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi.
Ai ka përcjellë edhe deklaratën e Rashiqit në të cilën ministri ka shkruar se “në momentin që të miratohet BKS, institucionet e Serbisë do të shuhen”.