Petkoviq me Kosharin: Rashiq nuk është zgjedhur me vota sërbe, manipulim i vullnetit të sërbëve
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është takuar sot me ambasadorin e Francës në Beograd Pjer Koshar të cilit i ka thënë faktin se pas një muaji nga zgjedhjet në Kosovë, nuk ka rezultate përfundimtare.
Në njoftimin e Zyrës për K&M bëhet e ditur se kjo flet qartë për të gjitha manipulimet e vullnetit të zgjedhësve dhe anulohet vullneti i sërbëve që kanë votuar në këto zgjedhje me rezultat të ndryshuar në dëm të popullit sërb dhe gjetjen e të besuarit të Albin Kurtit Nenad Rashiqit i cili nuk është zgjedhur me vota sërbe.
Petkoviq me ambasadorin Koshar ka biseduar rreth situatës në Kosovë, gjendjen e rëndë të popullit sërb dhe situatën në dialog ku sikurse bëhet e ditur në njoftim, Prishtina prej vitesh refuzon të përmbushë detyrimet e veta dhe të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe.
Petkoviq i ka thënë veçanërisht bashkëbiseduesit mjaft parregullsi që kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë.
“Një muaj pas votimeve nuk kemi rezultate përfundimtare, çka flet tërësisht qartë për të gjitha manipulimet me vullnetin zgjedhor dhe anulohet vullneti i sërbëve që kanë votuar në këto zgjedhje dhe diktuar rezultatin në dëm të popullit sërb dhe gjetjen e të besuarit të Albin Kurtit, Nenad Rashiqit i cili nuk është zgjedhur me vota sërbe. E gjitha kjo flet se populli sërb në Kosovë e Metohi është i ekzpozuar me shkeljen konstante të të drejtave, por dhe me cënimin e sigurisë dhe egzistencës. Së fundi janë mbyllur dhunshëm dhe paligjshmërisht institucione sërbe në Kosovë e Metohi duke e sjellë popullin sërb në një situatë akoma më të rëndë pasi regjimi prishtinas në këtë mënyrë e ka lënë pa mundësi për të tërhequr pagat në zonat sërbe në K&M, pensionet dhe asistencën sociale që për shumë sërbë ka rëndësi jetike”, ka thënë Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për K&M ka paralajmëruar se me mbylljen e institucioneve sërbe regjimi në Prishtinë tregon direkt se nuk e ka fare në mendje që të formojë BKS.
“Po të shtojmë lëvizjet e lartpërmendura të Kurtit, dhunën dhe terrorizimin e përditshëm të popullsisë sërbe në K&M, sulmet ndaj pronave dhe objekteve të shenjta sërbe, është e qartë se Prishtina nuk dëshiron as marrëveshje e as bisedime, por konflikte dhe tensione të vazhdueshme, me synim dëbimin final të sërbëve nga Kosova dhe Metohia. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha rrethanat rënduese të lartpërmendura dhe fakti që tek politikanët e Prishtinës nuk egziston as minimumi i vullnetit të mirë për ndërtimin e paqes dhe bashkëjetesës në hapësirën e Kosovës e Metohisë, Beogradi do të mbetet i përkushtuar për dialog dhe kompromis pasi kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur paqen në krahinë dhe rajon dhe për të arritur normalizimin e nevojshëm të marrëdhënieve në terren” konkludoi drejtori i Zyrës për K&M.
0 komentet