Petkoviq: Deklarata e Osmanit tregoi se Prishtina Listën Sërbe dhe unitetin e sërbëve e kanë halë në sy
Burim: Kosovo Online
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq theksoi se deklarata e Vjosa Osmanit konfirmon se vendimi i KQZ ishte politik dhe se është ndërmarrë me urdhër të Albin Kurtit.
“Kjo deklaratë e turpshme veçse konfirmon që vendimi i KQZ ishte politik dhe se është ndërmarrë me urdhër të Kurtit. Vjosa dhe Kurti nuk dinë as për demokracinë e as për sundimin ligjor”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin “X”.
Ai tha se me të tilla qëndrime Prishtina dëshmon se për të Lista Sërbe dhe uniteti i sërbëve është halë në sy.
“Ndaj Lista Sërbe duhet të fitojë”, nënvizoi Petkoviq.
0 komentet