Lista Sërbe: Mbërriti koha që bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj sjelljes së Kurtit

Srpska Lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe ka komentuar sot kontrollin në ambjentet e Postës së Sërbisë në Gorazhdec, si dhe ndalimin e hyrjes së automjetit në Kosovë të mbushur me të holla për pensionistët dhe përfituesit e asistencës sociale, vlerëson se është më shumë se e dukshme që regjimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti nuk tërhiqet nga plani të ushtrojë presion ndaj popullit sërb me qëllim persekutimin e tij në vatrat shekullore.

 

"Pavarësisht apeleve të përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe dënimet e qarta për vendimin e ndalimit të dinarit dhe bastisjes në institucionet sërbe në Kosovë e Metohi, policët e Kurtit si banditë sot kanë bastisur ambjentet e Postës së Sërbisë në fshatin e Metohisë Gorazhdec, në Komunën e Pejës, duke keqtrajtuar e frikësuar të punësuarit e postës, por edhe përfaqësues të mediave", bëhet e ditur në deklaratën e Listës Sërbe.

Siç thuhet më tej, atij akti të turpshëm i ka paraprirë mashtrimi, karakteristik për pengmarrësit dhe kriminelët.

Pra, siç sqarohet, fillimisht përfaqësuesit e Postës së Sërbisë janë kontaktuar nga policët e Kurtit dhe i kanë ftuar që t’a marrin autoveturën dhe katër milionë dinarët që këta “heronj” ua rrëmbyen pensionistëve dhe përfituesve të asistencës sociale katër ditë më parë.

“Natyrisht, pas paraqitjes së përfaqësuesve të Postës së Sërbisë, në vend që t'i kthenin mbrapsht të hollat dhe autoveturën, u shoqëruan në ambientet e Postës në Gorazhdec, ku forcat speciale të Kurtit kanë vjedhur kompjuterët dhe dokumentacion”, theksohet në deklaratë.

Theksohet se ka mbërritur koha që bashkësia ndërkombëtare të reagojë më ashpër ndaj të tillë sjelljeje të Kurtit, i cili siç shtohet, dëshiron të dëbojë të gjithë sërbët nga Kosova.

“KFOR dhe EULEKS si formacione legale duhet të qëndrojnë në mbrojtje të popullit sërb sepse detyrimi i tyre në bazë të mandatit që kanë, është të sigurojnë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, kështu që në vend të reklamave për përkushtimin tuaj për paqen dhe sigurinë e qytetarëve, le të pasohet me aksione konkrete të cilat do të ndalonin keqtrajtimet dhe dhunën institucionale ndaj popullit tonë”, thuhet në të.

Siç shtohet prej Listës Sërbe, ministri për komunitete dhe kthim Nenad Rashiq “duhet të dëshmojë se është më shumë shqiptar sesa shqiptarët, në mënyrë që të justifikojë paratë që merr si ministër i Kurtit për të cilin asnjë sërb nuk e ka votuar”.

“Apo siç do të thoshte populli ynë për t'u treguar të gjithëve se sa të shumllojshëm janë”, thuhet më tej në deklaratën e Listës Sërbe.