Lista Sërbe: Të shtënat shembull i sjelljes arrogante të policisë në veri të Кosovës
Lista Sërbe ka dënuar ashpërsisht përdorimin e armëve të zjarrit nga ana e policëve kosovarë në vendbanimin e dendur në pjesën e Mitrovicës së Kosovës me rastin e ndjekjes së një automjeti motorrik në rrugët e qytetit, për shkak të së cilës, theksojnë ata, në mënyrë më direkte është kërcënuar siguria e familjeve sërbe, të cilat ishin në rrugë dhe në shtëpitë e tyre.
“Gjashtëdhjetë plumba të shkrehur prej policëve kosovarë përfunduan në dritaret e dhomave të fëmijëve dhe të banimit të shtëpive familjare, shkatërruan fasadat e ndërtesave dhe shkaktuan frikë dhe ankth tek qytetarët tanë” ka paralajmëruar Lista Sërbe në deklaratë.
Theksohet se absolutisht nuk mbështesin askënd që kryen vepra kriminale, por kërkojnë që në punën e policëve të respektohen rregullat për zbatimin e punës policore, ku qartësisht nuk lejohet rrezikimi i jetës së qytetarëve dhe fëmijëve.
Uniforma, cilado qoftë ajo, nuk duhet të jetë mbulesë për veprat kriminale të atyre që e veshin, tha Lista Sërbe.
Kjo e fundit thekson dhe se përdorimi i armëve të zjarrit sot mund të kishte sjellë deri në vrasjen e njerëzve të pafajshëm, pasi armët u përdorën në mes të ditës, kur në trotuare ndodheshin dhjetëra qytetarë që kishin dalë për shëtitje me fëmijët e tyre.
“Të shtënat e sotme janë shembull i sjelljes arrogante të policisë së Kurtit në veri të Kosovës dhe Metohisë, e cila duhet të dënohet si nga ana e Inspektoratit Policor ashtu edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë. Arrestimi i autorit të veprës penale nuk mund të jetë arsyetim për rrezikimin e jetës së qytetarëve dhe fëmijëve të tyre dhe kjo duhet të jetë për dënim të qartë. Policët duhet të jenë shembull për respektimin e ligjit dhe jo sherifë kryelartë prej filmave me kauboj” përmbyllet deklarata e Listës Sërbe.
0 komentet