Lista Sërbe me Sorensenin për pozitën gjithnjë e të vështirë të sërbëve: Të ndalen urgjentisht lëvizjet e njëanshme të Prishtinës
Delegacioni i Listës Sërbe sot është takuar me të dërguarin special të Unionit Europian për dialog Peter Sorensen me të cilin biseduan për pozitën gjithnjë e më të vështirë të popullit sërb në Kosovë e Metohi.
Sikurse informohet nga Lista Sërbe në bisedë u theksuan veçanërisht problemet me të cilat përballen sërbët sikurse dhuna e përditshme institucionale, përfshirë dhe marrja e dhunshme e pronave dhe banesave, si dhe proceset e pabazuara të motivuara politikisht që ndërmerren ndaj përfaqësuesve sërbë dhe qytetarëve.
Lista Sërbe ka theksuar domosdoshmërinë që të ndalen urgjentisht të gjitha lëvizjet e njëanshme të Prishtinës që shembin edhe më sigurinë dhe të drejtat e popullit sërb.
“Lëvizje të tilla përveçse shkelin të drejtat bazike humane, cënojnë çdo tentativë të normalizimit të marrëdhënieve dhe de-eskalimin e situatës në terren” thuhet në njoftim.
Gjithashtu i është përcjellë kërkesë e qartë që pa vonesa të mëtejshme gjithçka që është dakordësuar në kuadër të dialogut të Brukselit me theks të veçantë në formimin urgjent të Bashkësisë së Komunave Sërbe (ZSO), çka sikurse shtohet paraqet hap kyç drejt mbrojtjes së të drejtave kolektive të popullit sërb dhe krijimit të kushteve për jetë normale.
Lista Sërbe do të vazhdojë të jetë për paqe, stabilitet dhe respekt të plotë të të drejtave të popullit sërb dhe i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që më në fund të ndërmarrë hapa konkretë për të ndaluar represionin dhe diskriminimin ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi, shtohet në deklaratë.
0 komentet