Lista Serbe: Kurti arreston serbët pa prova fajësie, kurse EULEX-i po hesht
Lista Serbe njoftoi mbrëmjen e sotme, pas arrestimit të një serbi tjetër në Kosovë, nën akuzën për krim të dyshuar lufte, se regjimi i Albin Kurtit vazhdon me zbatimin e skenarit kroat dhe përmbushjen e planit për zgjidhjen e çështjeve të popullit serb që ai premtoi disa muaj më parë - të dëbojë gjysmën e serbëve dhe të arrestojë gjysmën tjetër, dhe atë, siç theksojnë - pa prova.
"Sot pasdite në vendkalimin administrativ Merdare është arrestuar Tomica B. nga Prelluzha, i njohur në vendin e tij si njeri i mirë, i tërhequr dhe familjar që nuk e ka shitur pronën. Ai dyshohet se ka kryer krim lufte dhe deri më tani për 24 vjet ka kaluar pa problem në vendkalimet administrative dhe ka qëndruar në Kosovë e Metohi", tha Lista Serbe.
Kjo është arsyeja pse, theksojnë ata, ekziston një ndjenjë e tmerrshme tek të gjithë serbët në Kosovë.
"Është një ndjenjë e tmerrshme në mesin e të gjithë serbëve në Kosovë dhe Metohi kur regjimi i Kurtit ka lirinë të ngacmojë, arrestojë dhe shpallë fajtorë serbët pa asnjë provë faji, në prani të misioneve ndërkombëtare dhe misionit më të shtrenjtë evropian - EULEX-it, i cili, si rregull, kur shkelen të drejtat e serbëve, nuk ka bërë kurrë asnjë njoftim", ka bërë të ditur nga Lista Serbe.
0 komentet