Ellek: Autoambulanca e QSK-së u lirua pas më shumë se pesë orësh ndalim pa shpjegime

Zlatan Elek
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Qendrës Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë, Dr. Zllatan Ellek, ka konfirmuar për Kosovo online se stafi mjekësor i këtij institucioni është liruar nga terminali doganor pas ndalimit për disa orë, pa shpjegim dhe asnjë letër shoqëruese.

Ellek përkujtoi se autoambulanca me pajisje të kompletuara mjekësore dhe shoferi janë dërguar në pjesën jugore të Mitrovicës nga postblloku i Bistricës, edhe pse i kishin të gjitha dokumentet.

“Edhe kjo nuk ka mjaftuar, kështu që ka ardhur një ekip i posaçëm doganor nga Prishtina dhe i ka numëruar pjesë-pjesë. Përkundër faktit se u soll fletëdorëzimi dhe i gjithë dokumentacioni i rregullt, mjeti u ndalua nga ora 13:30 e deri pak më parë”, tha Ellek.

Ai ka përsëritur se në periudhën paraprake çdo automjet është ndalur disa herë, punëtorët janë bastisur dhe ngacmuar dhe janë “zhvarur” nga automjeti.

Siç thekson, rasti i sotëm është “një kombinim i gjithë kësaj”.

Automjeti është kthyer pa sqarim dhe pa letra shoqëruese. Me këtë ndalesë sot kalojmë mbi 225 ndalesa në tre-katër muajt e fundit”, tha Ellek.