Lista Sërbe: Paraburgimi për drejtorët, është i motivuar politikisht, Kurti dhe Rashiq dëshirojnë që të frikësojnë sërbët

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe vlerësoi se vendimi i autoriteteve në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit me paraburgim deri në 30 ditë për shtatë sërbët e Kosovës, është i motivuar politikisht dhe i drejtuar kundër, sikurse tha, njerëzve të nderuar që i’a kushtuan jetën shëndetësisë, arsimit dhe shërbimit ndaj popullit sërb.

Në njoftimin e Listës Sërbe, thuhet se të paraburgosurit janë Ljubisha Karaxhiq, drejtor i Shkollës Fillore "Miladin Mitiq" në Lapnasellë, Boban Petroviq, drejtor i Shkollës së Mesme Elektroteknike në Sushicë, Milica Dimiq, drejtoreshë e Shkollës Fillore "Vëllezërit Aksiq" në Lipjan, Nebojsha Rashiq, drejtor i Shkollës së Mesme Mekanike në Preoc, drejtori i QKS Prishtinë-Graçanicë prof. Dr. Bratisllav Llaziq, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, Dr. Mirjana Dimitrijevië dhe drejtori i Qendrës Shëndetësore në Gushtericën e Poshtme Dr. Sasha Mlladenoviq.

Lista Sërbe deklaron se persekutimi kryhet, sikurse thonë, me nxitjen direkte të Nenad Rashiqit dhe disa "pothuajse gazetarë", të cilët, sikurse bëjnë të ditur kanë pranuar të asistojnë në përballjen me mjekët, mësuesit dhe mikpritësit e shquar sërbë.

"Kurti dhe Rashiq me këto arrestime, dëshirojnë të frikësojnë të gjithë sërbët dhe sërbet e nderuar që nuk pranuan të ulin kokën dhe të heqin dorë nga institucionet e tyre, populli i tyre dhe shtetit të tyre, Sërbisë", thuhet në deklaratë.

Shtohet se është veçanërisht shqetësuese ajo çka, sikurse theksojnë, shënjestra e njerëzve që i’a kanë kushtuar tërë jetën e tyre kurimit të të sëmurëve dhe edukimit të fëmijëve.

Lista Sërbe u përcolli mbështetjen e plotë të arrestuarve dhe familjeve të tyre, me mesazhin se nuk janë vetëm dhe se "populli sërb do të dijë të qëndrojë pranë mjekëve, profesorëve, mësuesve dhe të gjithë njerëzve të nderuar që vuajnë persekutim".

Nga Lista Sërbe u bëhet thirrje qytetarëve për unitet, solidaritet dhe harmoni, duke vlerësuar se vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet mbijetesa e popullit sërb në Kosovë.

“Në këto kohë të vështira, duhet të tregojmë dinjitet, rezistencë dhe unitet kundër atyre për të cilët asgjë nuk është e shenjtë dhe që janë të gatshëm për interesat e veta personale dhe privilegjeve politike, të sulmojnë popullin e tyre” konkludohet në deklaratë.