Petkoviq: Paraburgim për sërbët u caktua me urdhër direkt të Kurtit me ndihmën e Rashiqit
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq tha se paraburgimi një mujor për shtatë sërbët nga Kosova qëndrore është ndërmarrë me urdhër direkt të Albin Kurtit me ndihmën e Nenad Rashiqit, duke theksuar se kjo me të vërtetë është një tregues më shumë që populli sërb në Kosovë ka vetëm shtetin e vet Sërbinë dhe Listën Sërbe ku mund të qëndroni dhe të mbështeteni.
"Paraburgimi një mujor për shtatë drejtorë të shquar sërbë të institucioneve shëndetësore e arsimore të Sërbisë nga pjesa qëndrore e Kosovës dhe Metohisë-Bratisllav Llaziq, Mirjan Dimitrijeviq, Sasha Mlladenoviq, Boban Petroviq, Ljubisha Karaxhiq, Milica Dimiq dhe Nebojsha Rashiq-u bë me urdhër direkt politik të Albin Kurtit, me ndihmën e shërbëtorit të tij Nenad Rashiq, me tre qëllime kryesore-të sulmojë më tej institucionet sërbe të shëndetësisë e arsimit, të dobësojë Listën Sërbe dhe frikësojë popullin sërb para fillimit të fushatës zgjedhore", tha Petkoviq në deklaratë, duke shtuar se Beogradi është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë përkatës, duke kërkuar që shtatë sërbët të lirohen menjëherë.
Tha se megjithatë, Kurti nuk llogariste atë që populli sërb tregon se është më i bashkuar dhe më i fort kur është më e nevojshme, ndaj, Petkoviq është i bindur, se do ta mbështesë Listën Sërbe edhe më fuqishëm në zgjedhje.
"Ndërsa tradhtari Rashiq do të çohet në vendin e merituar-në llumin e historisë politike", shtoi ai.
Petkoviq vëren se kjo nuk ka të bëjë vetëm me nervozizmin parazgjedhor të Kurtit, ndaj “përmes shpinës” të popullit sërb sërish dëshiron të marrë pushtetin sepse nuk ka asgjë tjetër për t'u ofruar zgjedhësve, por egziston edhe përpjekja e përplasjes tjetër e Kurtit me institucionet sërbe të shëndetësisë dhe arsimit në Kosovë, si formë hakmarrjeje për atë çka nuk arriti ta bënte më 15 mars të këtij viti.
Drejtori i Zyrës për K&M tregoi se nuk egziston askund në botë shembull që proçeset e brendshme administrative të jenë bazë për arrestimin e drejtorëve të institucioneve kyçe, duke pasur parasysh se çështja e marrëdhënieve të punës-është raport juridik i definuar qartë me ligj dhe kryhet në përputhje me procedurat dhe rregulloret ligjore.
"Është e papranueshme përzierja e Prishtinës në shkolla dhe shëndetësinë sërbe në Kosovë e Metohi, mbi të cilat Kurti nuk ka autoritet dhe është përgjegjësi direkte e Nenad Rashiqit arrestimi i shtatë drejtorëve sërbë dhe hyrja e të ashtuquajturës polici kosovare në institucionet sërbe në K&M", tha Petkoviq.
Ky i fundit bëri të ditur se drejtorët e institucioneve arsimore e shëndetësore gëzojnë reputacion të madh mes popullit sërb dhe kolegëve të tyre, të njohur për kryerjen e detyrave me ndershmëri, profesionalizëm dhe në përputhje me të gjitha rregullat e etikës.
"Ndërsa Rashiq dhe Kurti me veprimet e tyre treguan sesa vlerë moralë kanë", tha Petkoviq.
Tha se ky është një tregues tjetër se populli sërb në Kosovë ka vetëm shtetin e vet, Sërbinë dhe Listën Sërbe, tek e cila mund të besojë dhe të mbështetet.
"Ndaj do të vazhdojmë të ndihmojmë fuqishëm dhe me vendosmëri popullin sërb në Kosovë e Metohi. Në të njëjtën kohë, edhe një herë theksojmë se të gjithë ata që kontribuan në ndalimin e shtatë drejtorëve të institucioneve sërbe, do të proçesohen dhe ndiqen penalisht në përputhje me ligjin", tha Petkoviq.
Gjykata themelore në Prishtinë caktoi masën e arrestit një mujor për shtatë sërbë, drejtorë të institucioneve shëndetësore e arsimore në Graçanicë, të akuzuar për veprën penale të "shkeljes së vullnetit të lirë të zgjedhësve". Ata u arrestuan disa ditë më parë pas pretendimeve të ministrit për komunitete dhe kthim në mandatin teknik të Nenad Rashiq.
0 komentet