Lonçar: Drejtorët e institucioneve sërbe janë viktima të proçeseve të montuara, arrestimet të motivuara politikisht

Zlatibor Lončar
Burim: Youtube/printscreen

Ministri i shëndetësisë së Sërbisë Zllatibor Lonçar vlerëson se vendimi i autoriteteve kosovare që shtatë drejtorët e institucioneve sërbe për caktimin e masës së arrestit me paraburgim, është i motivuar politikisht dhe tha se bëhet fjalë për mjekë të mirënjohur profesionistë që janë viktima, sikurse tha, të proçesve të montuara dhe fushatës politike. 

Lonçar theksoi se mes të paraburgosurve janë dhe tre drejtues të institucioneve shëndetësore nga pjesa qëndrore e Kosovës duke thënë se fjala është për njerëz që punën e tyre prej vitesh e kryejnë në përputhje me rregullat e profesionit dhe etikën mjekësore.

"Shpreh protestë të ashpër ndaj këtij vendimi dhe theksoj se fjala është për profesionistë të nivelit të lartë profesional, mjekë të respektuar dhe të nderuar që e kanë bërë punën e tyre për vite me radhë në përputhje me të gjitha rregullat e etikës dhe profesionit dhe që tani janë viktima të procesit të montuar dhe fushatës politike të Prishtines dhe atyre që nuk dëshirojnë asgjë të mirë për popullin sërb në Kosovë e Metohi", tha Lonçar.

Ky i fundit vlerësoi se askund në botë nuk është shënuar që drejtuesit e institucioneve shëndetësore të mbahen në paraburgim si pjesë e fushatës politike dhe "insinuatave të pabaza", bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

"Askund në botë nuk është shënuar që drejtuesit e institucioneve kryesore shëndetësore të mbahen në paraburgim si pjesë e fushatës politike të dikujt dhe insinuatave të pabaza", tha ministri. 

Lonçar shtoi se Ministria e Shëndetësisë së Sërbisë, së bashku me Shtetin e Sërbisë, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për institucionet shëndetësore sërbe në Kosovën qëndrore.

"Ministria e Shëndetësisë, së bashku me shtetin e Sërbisë, do të vazhdojë të ndihmojë institucionet shëndetësore sërbe në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe më me vendosmëri dhe veçanërisht do të kërkojë mënyrë për të ndihmuar institucionet shëndetësore të prekura në zonën e pjesës qëndrore të Kosovës dhe Metohisë", konkludoi Lonçar.