Lista Sërbe pas zgjedhjes së Rashiqit: Do t’a ankimojmë këtë vendim, konstituimi i Kuvendit nuk ka përfunduar
Pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, nënkryetari i Listës Sërbe Igor Simiq u shpreh se përfundoi edhe një farsë tjetër nga seanca e Kuvendit dhe tregoi se ligji dhe drejtësia nuk egzistojnë.
Simiq u shpreh se Lista Sërbe do t’a ankimojë këtë vendim.
“Sot u shkel e drejta e popullit sërb, nesër dhe e drejta e popullit shqiptar nëse nuk mendoni si Kurti...Duhet t’a dini se ajo çka u bë në kundërshtim me Kushteturën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ata mbështetën Rashiqin duke shkelur Kushtetutën, nuk kanë të drejtë që të flasin për sundim të ligjit”, tha Simiq.
Ky i fundit shtoi se asnjë akt ligjor egzistues nuk mundëson që të mbështesë dhe realizohen të drejtat e popullit sërb.
"Sot nuk u finalizua konstituimi i Kuvendit dhe mos lejoni t’ju gënjejnë. Do t'ju lexoj një pjesë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në të cilin shkruhet: Sipas tyre, fituesi i zgjedhjeve nga komuniteti sërb, ka të drejtën ekskluzive të paraqesë për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti sërb. Është shkelur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ne si opsion politik, jemi të vetëdijshëm se Rashiqin e vendosën dhunshëm të ishte deputet, ndërsa tani atë në të njëjtën mënyrë e shpallën nënkryetar. Atë nuk e ka zgjedhur populli sërb, por është vetëm një anëtar tjetër i Vetëvendosjes. Ai më parë duhet të shkojë në prokurori dhe të japë deklaratë në lidhje me aferat që shfaqen në media në gjuhën shqipe dhe sërbe dhe të mos zërë pozitë kaq të rëndësishme sikurse vendi i nënkryetarit", tha Simiq.
Ai më tej shtoi.
"Së dyti, është jashtëzakonisht e rëndësishme, ata zgjodhën njeriun e para kësaj nuk deklaruan se dha dorëheqjen nga vendi i ministrit. Kështu që keni situatë absurde, që Rashiq mund të jetë ministër dhe deputet dhe nënkryetar i Kuvendit. Nuk duhet të jesh jurist për të kuptuar se kjo është antiligjore. Lista Sërbe do t’a ankimojë këtë vendim të Kuvendit. U’a mësuam ligjin para disa kohësh kur thamë se Kuvendi nuk u konstituua, ndërsa ata festuan konstituimin e tij. Qytetarët meritojnë institucione funksionale, që ata të punojnë për qytetarët dhe të respektojnë të drejtat e popullit sërb çka është ajo që kërkojmë. Sot u shkelën të drejtat e popullit sërb, ndërsa nesër do të shkelin të drejtat e popullit shqiptar. Duhet t’a dini se ajo që u bë, është kundër Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vetëm për këtë të gjithë që mbështetën Rashiqin, shkelën Kushtetutën dhe tani nuk kanë të drejtë të flasin për sundim ligji”.
Simiq bëri thirrje mediave që raportojnë në shqip, që të mbështesin mediat në sërbisht për të ndjekur procesin zgjedhor normalisht, pas vendimit të KQZ për të refuzuar akreditimin e mediave sërbe.
"Shtrohet pyetja, çfarë po përpiqet të fshehë kjo qeveri më 12 tetor? Çfarë nuk duhet të dinë qytetarët? Çfarë mund të regjistrojnë kamerat e redaksive sërbe, ndërsa regjimi i Kurtit nuk dëshiron që kjo të regjistrohet?"
Shtoi se Rashiqit i’u dha mandati nga votat e shqiptarëve kundër Kushtetutës dhe tani mori postin gjithashtu në kundërshtim me Kushtetutën me votat e deputetëve shqiptarë.
"Por kjo është arsyeja përse më 12 tetor, populli sërb do të tregojë vullnetin e vet dhe do të zgjedhë Listën Sërbe. Shfrytëzoj rastin për t'i ftuar të gjithë të marrin pjesë dhe të votojnë për Listën Sërbe. Nuk duhet t'i lejojmë të na vjedhin vullnetin, votat tona dhe të shkatërrojnë atë që quhet demokraci", thekson Simiq.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ministri për komunitete dhe kthim në mandatin teknik, Nenad Rashiq, sot u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit sërb, pasi asnjë nga përfaqësuesit e Listës Sërbe nuk mori numër të mjaftueshëm votash.
0 komentet