Çfarë do t’u përcjellë deputetëve Gjykata Kushtetuese, a ka patur hapa të gabuara?
A konstituohet Kuvendi i Kosovës nëse nuk është zgjedhur nënkryetari i tij që përfaqëson komunitetin sërb? Kjo dilemë, si dhe nëse janë shkelur rregulloret gjatë votimit për nënkryetarët e parlamentit nga radhët e pakicave, duhet t’a zgjedhë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet në dy ditët e ardhshme. Gjykata mund të vlerësojë se procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet jo-shumicë ishte kundër rregullave dhe proçedurën e votimit t’a kthejë në nisje ose të vendosë se nuk ka pasur shkelje të rregulloreve dhe që nënkryetari sërb të zgjidhet më vonë, çka derimë tani nuk ishte praktikë, thonë bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Lëvizja Vetëvendosje pret që Gjykata Kushtetuese të konfirmojë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Hulumtuesi në Institutin e Drejtësisë të Kosovës, Melos Kolshi, mendon se megjithatë, Kuvendi nuk është konstituar.
Gjykata, paralajmëroi analisti Bekim Kabashi, se duhet të jetë shumë e kujdesshme, sepse do të marrë vendim që përcakton mbrojtjen e rendit kushtetues në pikën ku është më e ndjeshme-tek të drejtat e komuniteteve.
Deputetët e Listës Sërbe, kujtojmë se më 30 gusht ankimuan në Gjykatën Kushtetuese për shkak të shkeljes së rëndë të të drejtave të popullit sërb në seancat të Kuvendit. Kjo parti, në fakt, konteston mënyrën se si është zbatuar proçesi i zgjedhjes së nënkryetarit të kuvendit nga radhët e komuniteteve pakicë, marrë parasysh se votimi për dy nënkryetarë nga komunitetet jo-shumicë-komunitetet sërbe dhe të tjera-duhej të ishte unik. Ndarja e votave, sipas qëndrimit të Listës Sërbe, nuk ishte në përputhje me rregulloret në fuqi.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në anën tjetër, beson se është absurde që Gjykata Kushtetuese konteston zgjedhjen e deputetit nga radhët e pakicës boshnjake, Emilja Rexhepi për nënkryetare të parlamentit, për të cilën u votua veçmas nga kandidati që duhet të jetë nga radhët e pakicës sërbe.
Kushdo në këtë rast interpreton saktë rregulloret e Kosovës, do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, pas ankimimit të Listës Sërbe, miratoi masën e përkohshme që është e vlefshme deri më 30 shtator dhe që u ndalon deputetëve çdo aktivitet apo nisje procedure për formimin e një Qeverie të re të Kosovës.
Pas skadimit të masës së përkohshme, sipas profesorit të së drejtës kushtetuese Mazllëm Baraliu, janë të mundshme tre skenarë.
“Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim si t’a gjykojnë. Ose do të ketë konstituim të Parlamentit, e më pas të mund të zgjidhet përfaqësuesi i pakicës sërbe në një prej seancave të mëpasshme të Kuvendit, ose do të thonë se kjo nuk është përfunduar dhe se për shkak të ndonjë dispozite të rregullores, çka është akt nënligjor i Kuvendit, duhet që të ripërtërihet ajo procedurë. Zgjidhja e tretë do të jetë shpallja e zgjedhjeve të parakohshme” ka thënë Baraliu për Kosovo onlajn.
Ai përmendi që vendimi i gjykatës duhet të bëhet i njohur fill pas skadimit të masës së përkohshme, megjithëse thotë se dhe mund të vonohet me ndonjë ditë apo javë.
"Kjo varet prej tyre, por duhet që të kemi vendim ndaj kjo është gjë shumë urgjente, konstituimi i organeve, sepse ata pezulluan funksionimin si të Kuvendit ashtu edhe të Qeverisë", thekson Baraliu.
Duke nisur nga praktika e hershme e konstituimit të Kuvendit të Kosovës kur nënkryetarët sërbë të parlamentit përherë janë zgjedhur, thotë Drejtori i Qendrës Strategjike për Politikë Europiane në Beograd Millosh Pavkoviq. Për Kosovo Onlajn ai thotë se nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet që të pritet vendimi që do të pasojë ankesën e Listës Sërbe, pra, që konstituimin e seancës t’a shpallë jokushtetuese.
Vendim i tillë do të thotë, sikurse shton, se do të urdhërohej përsëritja e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, çka nënkupton dhe zgjedhjen e përfaqësuesve të komunitetit sërb, pra Listës Sërbe.
Duke pasur parasysh vendimin e hershëm të gjykatës që përcaktoi se zgjedhja e kryetarit duhet të votohet fshehtas dhe se mund të egzistojnë jo më shumë se tre tentativa, ai pret që gjithçka të kthehet në fillim dhe se të gjithë nënkryetarët, si dhe kryetari i Kuvendit, do të zgjidhen, me këto limite nga vendimi i mëparshëm i gjykatës.
"Kjo do të thotë se ose do të duhet të merret vendim në ndonjë afat të arsyeshëm ose do të duhet të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare", thotë Pavkoviq.
Ky i fundit thekson se egziston dhe opsioni i dytë, por që sipas vlerësimit të tij pak gjasa ka.
"Kjo është që Gjykata Kushtetuese të thotë se rodhën shkelje të Kushtetutës dhe se Kuvendi konsiderohet i konstituuar edhe pa përfaqësues sërbë. Ky është skenar më pak i mundshëm sepse sipas praktikës së mëparshme politike të konstituimit të Kuvendit, kjo kurrë nuk ka ndodhur, kështu që nuk do të prisja që Gjykata Kushtetuese në këtë mënyrë të legalizonte shkeljen e proçedurave kuvendore dhe Kushtetutën e Kosovës", u shpreh Pavkoviq.
Avokat Tom Gashi për rastin e skadimit të martën të masës së parakohshme të Gjykatës Kushtetuese, thotë gjykata nuk duhet të pranojë që vetëm Lista Sërbe përfaqëson popullin sërb që jeton në Kosovë. Ai njëkohësisht vlerëson se Gjykata Kushtetuese është "bërë si parti politike", sepse pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka marrë në shqyrtim tre herë çështjet në lidhje me formimin e institucioneve të Kosovës.
“Çdo parti politike sërbe ka të drejtë të përfaqësojë sërbët dhe nënkryetari i parlamentit të Kosovës mund të jetë kushdo nëse merr vota, nëse është zoti Rashiq apo dikush tjetër që merr 61 vota në parlament. Ai duhet të jetë nënkryetar i parlamentit dhe jo përherë dikush nga Lista Sërbe", tha Gashi për Kosovo Onlajn.
Rregullorja e Kuvendit të Kosovës për këtë çështje është preçize. "Kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit sërb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit sërb", thuhet në nenin 12 të Rregullores së Punës.
Gazetari nga Mitrovica e Veriut Llazar Steviq, thotë se vendi i nënkryetarit nga komuniteti nga komuniteti sërb me Kushtetutën e Kosovës e ka të garantuar partia më e madhe sërbe në parlament çka në këtë rast është Lista Sërbe
Steviq është i bindur se Vetvendosja edhe pas 30 shtatorit, do të “vazhdojë me historinë që po udhëhiqte edhe para vendimit të gjykatës”, sepse, siç thotë ai, ajo parti nuk pajtohet që dikush nga Lista Serbe të jetë nënkryetar i Kuvendit, edhe pse kjo pozitë i garantohet me Kushtetutë partisë më të madhe serbe në parlament.
”Të shikojmë se çfarë do të ndodhë dhe nëse Kuvendi do të zgjedhë nënkryetar legjitim nga komuniteti sërb apo Vetëvendosja së bashku me partnerët e vet të koalicionit, do të vazhdojë të luajë atë lojë politike dhe të sforcojë përfaqësuesit e komunitetit sërb që janë pakicë në parlament dhe e dimë shumë mirë që mendojnë për Nenad Rashiqin dhe partinë e tij”, tha Steviq për Kosovo Onaln.
Që kandidati i Listës Sërbe nuk do të marrë vota nga vetvendosja, re ka bërë të qartë deputetja Mimoza Kusari Lila.
“Votë për Listën Sërbe dhe pëqrfaqësuesit e saj nuk do të egzistojë në grupin parlamentar të Vetvendosjes, Guxo dhe Alternativës“, tha ajo.
Nëse këto qëndrime janë aludim i vazhdimit të bllokadës në parlament, Steviq shikon zgjedhje të reja parlamentare si një sekuencë logjike ngjarjesh.
"Egzistojnë afate ligjore nëse kjo ndodh. Ka shumë të ngjarë që Kosova të ketë zgjedhje të reja parlamentare shumë shpejt pas atyre lokale", përfundon ai.
0 komentet