Lista Serbe: Përshtypja është se pas vizitës sonë në SHBA, Hovenier ka pasur nevojë të bëjë lajka me publikun në Prishtinë

Kur analizohet deklarata e sotme e ambasadorit amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier, të krijohet përshtypja se pas vizitës së delegacionit të Listës Serbe në Uashington, ai ka pasur nevojë të bëjë lajka me publikun në Prishtinë, vlerëson nga Lista Serbe.

Në deklaratë ata theksojnë se nuk mund ta kuptojnë këtë nevojë dhe shtojnë se përfaqësuesit e Listës Serbe, kudo që janë, gjithmonë do të përfaqësojnë interesat e popullit serb.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe, kudo që janë dhe me këdo që të takohen, gjithmonë do të përfaqësojnë interesat e popullit serb sepse kjo është detyrë e jona ndaj qytetarëve që e mbështesin partinë tonë. Gjithashtu duam të theksojmë se politikën tonë gjithmonë e kanë vendosur organet e Listës Serbe, duke respektuar interesat e qytetarëve tanë dhe jo me diktat të askujt dhe se kështu do të vazhdojë”, theksohet në deklaratë.

Po shtohet se, si në Uashington, ashtu edhe në Prishtinë dhe në çdo qytet të botës apo përballë ndërtesave komunale, me qytetarët e saj, ata gjithmonë do të luftojnë në mënyrë paqësore dhe demokratike për të drejtat e popullit serb, për mbijetesën e tij dhe për të qëndruar në vatrat e tyre shekullore.

Ambasadori amerikan në Prishtinë tha sot se SHBA-të e dinë saktësisht se ku janë kufijtë e Kosovës dhe se këtu përfshihet edhe veriu i Kosovës.

Ai shtoi se SHBA-të duan që Lista Serbe të luajë rolin e saj si parti politike në Kosovën sovrane, të pavarur dhe demokratike.

"Ne nuk e konsiderojmë atë një parti politike serbe, ne e konsiderojmë atë një parti të serbëve etnikë në Kosovë. Ne duhet ta sqarojmë këtë," tha Hovenier.