Vuçiq: Vizita e Listës Serbe në Uashington është e rëndësishme për shkak të legjitimimit të rolit të tyre

Slavko Simić, Gabrijel Eskobar i Igor Simić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se vizita e përfaqësuesve të Listës Serbe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është së pari e rëndësishme për ta për të parë se si duket në botë, veçanërisht në Uashington, por edhe për legjitimimin e rolin e tyre.

“Që të mos mendojnë se është e lehtë dhe e thjeshtë, dhe nga ana tjetër është e rëndësishme sepse legjitimon rolin e tyre. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por nuk mendoj se kjo bisedë mund të jetë e keqe dhe se mund të ketë pasoja negative për pozitën e popullit serb”, tha Vuçiq.

Duke folur për faktin se Serbia ka punësuar dy grupe lobimi në Uashington, presidenti tha se është i lumtur për këtë.

“Sapo jam informuar dhe jam i lumtur për këtë. Duhet të kishim punuar shumë më herët, në mënyrë transparente, që njerëzit ta dinë se ne po i investojmë ato para dhe duhet të investojmë ende shumë. Do të na duhet ende të investojmë para jo vetëm në SHBA, por edhe në shumë vende të tjera në mbarë botën”, tha presidenti.

 

SERBIA, SHBA, UASHINGTONI