Lista Sërbe: Praktika e arrestimeve të pabaza të sërbëve në Kosovë duhet të ndalet

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe për rastin e arrestimeve më të reja të sërbëve në Lipjan, informon se regjimi në Prishtinë nuk mund të durojë disfatat në Kuvendin e Kosovës dhe se po i përfundon mandati katërvjeçar në të njëjtën mënyrë, duke mbajtur si rregull sërbët për krimet më të rënda pa asnjë provë, para të gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Sikurse bëhet e ditur nga Lista Sërbe që gjëja të jetë më e keqe, arrestimet bëhen në periudhën e Pashkës ku frikësohet edhe më populli sërb.

“Duket se Albin Kurti nuk mundet t’a durojë humbjen në kuvend në Prishtinë dhe terrorizon popullin sërb duke tërhequr vëmendjen nga problemet e veta dhe pagatishmërinë që të arrihet propozimi i vet për kryetar të parlamentiti” bëhet e ditur nga Lista Sërbe.

Theksohet se praktika e arrestimeve të pabaza të sërbëve në Kosovë, duhet të ndalet ndërsa përgjegjësia më e madhe për të tillë praktikë, kanë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, prej Euleksit e deri tek ambasadat e Pesëshes, Unmikut dhe të të tjerëve të cilat sikurse shtohet, nuk kanë dalë kurrë me të dhëna rreth rasteve në të cilat magjikisht, pas dy dekadash shfaqen dëshmitarë që dinë diçka sot dhe njëkohësisht nuk dinin gjë gjatë gjithë këtyre viteve.

“Lista Sërbe në të gjitha takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë ka insistuar në respektimin e mirëfilltë të prezumimit të pafajësisë dhe shtetit të së drejtës, jo forcës, siç është vendosur nga regjimi i Kurtit” thuhet.