Zyra për K&M: Në vend që të proçesojnë ata që qëlluan fëmijët në Bistricë, ndalojnë sërbin nga Gorazhdevci
Prej Zyrës për Kosovë e Metohi thuhet kapja e Lluka Zllatiçaninit (45) nga Gorazhdevci sepse këndoi, "është pasqyrë e histerisë antisërbe dhe e urrejtjes të rregjimit të Albin Kurtit".
Nga Zyra theksohet se në vend që të kapin dhe proçesojnë ata që vranë fëmijët sërbë në Bistricë, ndalojnë sërbin nga Gorazhdevci dhe kjo sikurse bëhet e ditur, për shkelje të rendit dhe qetësisë publike.
“Është veçanërisht indikative që Zllatiçanin u ndalua pothuajse një javë pas aktit të supozuar, çka tregon sfond persekutimi etnik të inskenuar të këtij rasti, i cili ka për qëllim të shqetësojë dhe frikësojë sërbët në Metohi”, thuhet në deklaratë.
Zllaticanin sikurse theksohet, është mbajtur nga policia për 48 orë dhe u transferua në stacionin e Deçanit ku i është ofruar ndihmë juridike falas dhe avokat që do t’a përfaqësojë.
Prej Zyrës për Kosovë e Metohi vihet në dukje se Zllatiçanin është baba i tre fëmijëve ku familja e tij ka jetuar në Gorazhdevc për dekada të tëra dhe kurrë nuk e kanë lënë vendlindjen e tyre.
“Me këtë sjellje, nën sulm gjenden sërbët në Metohi me qëllim frikësimin e tyre dhe dëbimin përfundimtar nga këto vise, ndërsa ekstremistët shqiptarë përditë shkruajnë mbishkrime dhe urrejtje të UÇK-së terroriste, kërcënojnë, keqtrajtojnë dhe rrahin sërbët, ndërsa ata që kanë qëlluar ndaj fëmijëvet sërbë, shëtisin lirshëm”, përfundon deklarata e Zyrës për K&M.
komentet