Lista Serbe: Regjimi antiserb i Kurtit nuk punon për deeskalim, lufta jonë nuk është ndalur

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Serbe raportoi se edhe pas katër muajsh që kur Këshilli Evropian kërkoi që të zbatohet deeskalimi në veri të Kosovës, regjimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nuk po bën asgjë për këtë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi dhe se lufta paqësore, politike dhe demokratike për mbijetesën e popullit serb në Kosovë nuk ka dhe nuk do të përfundojë.

Lista Serbe thekson se “regjimi antiserb i Kurtit” merr mbështetje të pa maskuar në persekutimin e serbëve.

“Përsëri ka filluar rrëfimi i vjetër se serbët janë fajtorë për gjithçka, dhe natyrisht, në këtë kuptim, asnjë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk shtron pyetjen se si serbët mbijetojnë sot në këto kushte çnjerëzore, çfarë ndodh me serbët e arrestuar që mbahen në kazemat në Kosovë dhe Metohi pa asnjë provë, si dhe çfarë ndodh me rastet në të cilat u pushkatuan serbët dhe fëmijët serbë, pse jane në liri ata që qëlluan Stefanin dhe Milloshin në Shtërpcë, Sreqko Sofronijeviqin, Millan Delleviqin, Millan Jovanoviqin, Dragisha Galakun...”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe kujton se nga përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk ka pasur asnjë fjalë për fatkeqësinë e afërt humanitare në QKS-në e Mitrovicës së Kosovës, si dhe pse foshnjat serbe nuk mund të marrin vaksina në shekullin e 21-të, apo si është e mundur që për gati 20 ditë serbët në veri të Kosovës u getoizuan, dhe e gjithë hapësira dhe të gjithë banorët, nga fëmijët dhe studentët e deri te bashkëqytetarët e vjetër dhe të sëmurët, të jenë në burg.

Ata theksojnë se mbyllja e vendkalimit administrativ në Jarinjë "preu kordonin kërthizor" që do të thotë jetë për serbët në veri të Kosovës, gjë që pengoi furnizimin normal me ushqime, barna dhe mallra muaj më parë.

“Natyrisht që keqbërjet e regjimit antiserb të Albin Kurtit harrohen shpejt dhe ata që keqtrajtuan dhe qëlluan serbët me urdhër të tij shpallen heronj dhe e gjithë kjo para syve të Brukselit, por edhe të vendeve të Quint-it, EULEX-it, KFOR-it, UNMIK-u, OSBE-së...”, thonë nga Lista Serbe.

Ata pyesin se nga se kanë frikë përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe pse heshtin dhe shikojnë heshtazi se si çdo ditë arrestohen, keqtrajtohen serbët, thyhen shtëpi e banesa, vidhet prona.

“Pse askush nuk mund të thotë se forcat speciale të Kurtit krijuan baza ilegale në veri, dhe po i zgjerojnë çdo ditë, se në ato baza janë vetëm shqiptarët, në zonat krejtësisht serbe... si është e mundur qe ne dy vjet Kurti nuk ka terhequr asnje vendim antiserb nese komuniteti nderkombetar eshte vertet i sinqerte ne thirrjet per deeskalim dhe kur EULEX-i do të publikojë një raport për proceset që po monitoron dhe në të cilat dyshohen serbët, sepse ne ende jemi të habitur se si është e mundur që bashkëqytetarët tanë të mbahen në paraburgim me muaj pa u ngritur aktakuzë”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe thekson se nëntë vjet pas konfliktit në Kosovë mjaftuan "që hipokritët e bashkësisë ndërkombëtare të krijojnë dhe mbështesin një Kosovë të shpallur në mënyrë të njëanshme", ndërsa nuk u mjaftojnë më shumë se dhjetë vjet që të formojnë Bashkësinë e Komunave Serbe.

“Pas gjithë këtyre pyetjeve, që sigurisht do të mbeten pa përgjigje, lind pyetja se si askush nga opozita serbe nuk ka reaguar ndonjëherë për pushkatimin e serbëve, arrestimet pa prova, sekuestrimin e tokës me shpronësim të rremë, ndalimi i vaksinimeve dhe prokurimi i barnave dhe mjeteve mjekësore, ndalimi i zgjedhjeve dhe i referendumit... pse nuk u dërguan letër zyrtarëve ndërkombëtarë për asnjërin prej këtyre rasteve dhe si është e mundur që kaq shpejt kanë shkruar një letër në të cilën do të sulmojnë me gënjeshtra presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe vendin e tyre? Përgjigja është e thjeshtë, kështu i kanë urdhëruar shefat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Lista Serbe thekson se lufta paqësore, politike dhe demokratike për qëdrimin dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë nuk është ndalur dhe nuk duhet të ndalet.

“Është lufta e secilit prej nesh për të ardhmen e pasardhësve tanë. Nuk kërkojmë asgjë tjetër. Rrethanat nuk janë kurrë më të vështira, por kjo nuk është arsye për t'u dorëzuar dhe nën presionin e regjimit të Albin Kurtit dhe mentorëve të tij. Ju ftojmë në unitet dhe harmoni. Të vetëdijshëm për të gjitha sfidat, sot më shumë se kurrë më parë, është e qartë se harmonia jonë është arma jonë më e fortë dhe se duke vendosur të qëndrojmë në vatrat tona, tregojmë se sakrificat e të gjithë atyre që kanë vuajtur sot dhe vite e dekada më pare nuk ishin kot”, përfundojnë nga Lista Serbe.