Zyra për K&M: Me arrestimin e fundit, Prishtina dëshiron të frikësojë sërbët në vend që të de-eskalojë shkaktimin e krizës së re

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë e Metohi konfirmon se në vendkalimin administrativ të Merdares u arrestua 52-vjeçari sërb nga Prilluzha Tomica B. dhe thekson se Prishtina me arrestimin e fundit, dëshiron të frikësojë sërbët në Kosovë me qëllim vijueshmërinë e persekucionit.

"Efektivët e të ashtuquajturës Polici e Kosovës arrestuan mbasditen e sotme në Merdarë Tomica B. (52) nga Prilluzha dhe kjo pa asnjë lloj spegimi dhe më pas u shoqërua për në Prishtinë" thuhet në deklaratën e Zyrës për K&M.

Siç bëhet e ditur, ai në momentin e arrestimit ishte me të shoqen teksa kthehej nga Krushevaci ku e viziton periodikisht. Babai i tre fëmijëve derimë sot prej vitesh ka kaluar pa probleme linjën administrative.

Zyra për Кosovë e Metohi bën të ditur se ka angazhuar avokat për sërbin e ndaluar i cili do të kontrollojë të gjitha detajet e kapjes së tij dhe do t'i ofrojë ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme juridike.

“Me arrestimin e ri arbitrar të sërbëve nga pala e Prishtinës, popullit tonë po i përcillet mesazh se nuk janë të mirëseardhur në vendlindjen e tyre dhe po frikësohen edhe më tej, me qëllim persekutimin aktiv në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë. Nuk ka dyshim se bëhet fjalë për spastrim etnik institucional të heshtur të sërbëve dhe zbatimi i planit të Albin Kurtit për Kosovë e Metohi etnikisht të pastër, ku sërbëve u përcillet mesazhi se në çdo moment mund të përfundojnë në kazamatet e Kurtit”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se me paraburgimet dhe arrestimet e përditshme të sërbëve, thuhet nga Zyra për K&M, Prishtina me në krye Kurtin, në vend të de-eskalimit të nevojshëm, ngre edhe më tej tensionet dhe shkakton kriza të reja në terren.