Lista Serbe: Sa serbë duhet të çohen në kazamat e Kurtit derisa të reagojë bota?
Lista serbe ka dhënë deklaratën sot pasi herët në mëngjes sot në Leposaviq kur shkoi në punë, Urosh Vukashinoviqi u rrëmbye nga persona të panjohur dhe ka shtruar pyetjen se “sa nikoqirë serb, gjak serb, fëmijë serbë duhen që Kurti të rrëmbejë, të derdhë, të rrahë që bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të qëndrojë në mbrojtje të popullit serb në veri të Kosovës e Metohisë”.
"Cili është qëllimi i qindra pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës e Metohisë dhe deklaratat dhe reklamat e tyre në të cilat thonë se janë atje për të mbrojtur paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët? A është paqja ajo që po jetojnë serbët sot, familjet e serbëve të rrëmbyer, të pushkatuar apo të rrahur? Zotërinj, pse mos i vendosni tela nëpër të gjitha komunat tona në veri dhe thjesht mos i ktheni Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviqin dhe Zubin Potokun në kamp, sepse me muaj të tërë na duket sikur ne jemi në burg? Na vini tela dhe na thoni se jemi të arrestuar të gjithë, nga të porsalindurit deri te më të moshuarit, vetëm pse jemi serbë, vetëm pse nuk pranojmë të jemi skllevër në dheun e Evropës në shekullin e 21-të”, ka thënë Lista Serbe.
LS deklaroi se me muaj kanë bërë apel për paqe në emër të popullit serb, ndërsa për serbët në Kosovë e Metohi ka kohë që mungon.
“Pyetja e thjeshtë është nëse Kurti është vërtet më i fortë se KFOR-i, BE-ja, SHBA-ja, Quint, OKB-ja, apo ka ende mbështetjen e dikujt në këtë persekutim të çdo gjëje serbe. Turp për ju që heshtni derisa serbët futen në kampe nga të cilat një nga një serbët i çojnë në kazamatët e Kurtit”, thuhet në njoftimi i LS.
komentet