Lista Sërbe: Sipas rregullit kur kriminelët nuk ndëshkohen, krimet përsëriten

Srpska lista
Burim: Facebook

Sipas rregullit kur kriminelët nuk ndëshkohen, krimet ripërsëriten, thekson Lista Sërbe me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së fëmijëve në Gorazhdevc.

“Sot mbushen 20 vite nga krimi monstruoz në të cilën si sot, maskarenj të panjohur shtinë ndaj fëmijëve të pafajshëm sërbë të cilët ishin duke u larë në lumin e Bistricës në Gorazhdevc duke mos kuptuar se shiu i plumbave vdekjeprurës, do të binte mbi ta dhe ku do t’u jepte një herë e përgjithmonë fund fëmijërisë së Ivan Jovoviqit dhe Panto Dakiqit, e do të plagoste katër fëmijët sërbë dhe këtë fshat sërb të Metohisë, do t’a zhyste në zi. Fatkeqësisht, ashtu sikurse krimet e tjera ndaj sërbëve, edhe ky krim derimë sot ka mbetur pa epilog gjyqësor dhe dënim të përgjegjësve për vrasjet dhe plagosjet e fëmijëve sërbë” thuhet në deklaratën e Listës Sërbe.

Më e tmerrshmja nga të gjitha, shtohet, është fakti se ky krim është kryer para syve të dhjetëra mijëra pjesëtarëve të forcave ndërkombëtare ushtarake dhe policore, të cilët erdhën me mision për të garantuar paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët, përfshirë sërbët.

Për më keq, në vend të gjetjes dhe dënimit të përgjegjësive, përfaqësuesit e EULEKS siç nënvizojnë, misioni më i shtrenjtë i Bashkimit Europian për sundimin e ligjit, pezulluan hetimet dhe i’a lanë punën për këtë rast institucioneve kosovare të cilat kurrë deri më sot nuk kanë vendosur përgjegjësinë për ndonjë sulm ndaj sërbëve.

“Sipas rregullit kur kriminelët nuk ndëshkohen, krimet përsëriten, ashtu sikurse kemi qenë dëshmitarë që 20 vjet më pas një ditë para Krishtlindjes së këtij viti, sërish u shti ndaj fëmijëve sërbë, Stefan dhe Millosh Stojanoviq në fshatin Gotovusha në Komunën e Shtërpcës, të cilët falë Zotit i mbijetuan këtij sulmi. Tetë muaj më pas ndonëse egzistojnë të gjitha provat për fajësinë e efektivit shqiptar të FSK i cili pa arsye dhe pa ndonjë njerzllëk, shtiu ndaj Stefanit dhe Milloshit, pa paragjykim për këtë krim, ashtu sikurse për të gjitha sulmet ndaj sërbëve” nenvizon Lista Sërbe.

Ndërsa sërbët në Kosovë, e veçanërisht në Gorazhdevc, vajtojnë Ivanin dhe Panton dhe shpresojnë që përgjegjësit të çohen para drejtësisë dhe një krim i tillë të mos i përsëritet askujt,  mbetet për të ardhur keq që edhe në këtë vend nuk ka përfaqësues ndërkombëtarë që, si rregull, harrojnë të vizitojnë vendet e vuajtjes së popullit sërb, ose të paktën të dalin me deklaratë me të njëjtat dëshira si banorët e Gorazhdevcit, që përgjegjësit të gjenden dhe të dënohen dhe që ky lloj krimi të mos përsëritet.