Lista Sërbe: Vendimi për shpronësimin në Lleposaviq dhe Zubin Potok rrëmbim klasik i trojeve sërbe

Srpska lista
Burim: Facebook

Vendimi i sotëm i rregjimit të Albin Kurtit nuk është shpronësim por rrëmbim klasik i trojeve sërbe në komunat e Lleposaviqit dhe Zubin Potokut si pjesë e terrorizimit sistematik të popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe zbulon qëllimin e qartë se përmes dhunës institucionale dhe represionit etnik, spastrohen sërbët, bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe.

“Presim që bashkësia ndërkombëtare qartësisht dhe pa mëdyshje të dënojë marrjen e këtyre vendimeve sikurse rrëmbimin e trojeve nga sërbët vendas dhe kërkohet kthimi në gjendjen e mëparshme dhe heqjen e bazave ilegale me njësitet parapolicore monoetnike. Ky vendim antisërb dhe plani për persekutimin e sërbëve duhet të ndalet”, thuhet në deklaratë.

Lista Sërbe thekson se në shekullin XXI, kur çështja e pronës private mbrohet dhe trajtohet posaçërisht në Kosovë, e drejta e lirisë së pronës për sërbët nuk egziston.

“Vendimet simultane antisërbe të Kurtit përditë u’a bëjnë jetën popullit tonë edhe më të vështirë dhe përgjegjësia është tek përfaqësuesit ndërkombëtarë që të tilla lëvizje të dënohen dhe ndalen ose do te jenë njësoj përgjegjës sepse me mosveprimin e tyre do të jenë bashkëpuntorë në keqbërjet e Kurtit” thuhet në fund të njoftimit të Listës Sërbe.